Panorama Sport (Albania)

Mbape: I them vetes “jam më i miri në botë”

“Luajtëm kundër më të fortëve, dua t’i shënoj sërish Nojerit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Njëqind e dyzet e nëntë sekonda iu deshën Kilië Mbapesë për të shënuar në “Allianz Arena” golin e parë. Realizoi edhe atë të fitores në fund, i cili e shpalli edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes. Është goli më i shpejtë i PSGSË në Champions, pas atij të Dani Alveshit (84 sekonda) po kundër Bajernit të Mynihut në shtator 2017. Një kampion bote në moshën 19-vjeçare, ish-talenti i Monakos, sot 22 vjeç, është shënuesi më i ri që ka realizuar 27 gola në Champions dhe dëshiron ende të vazhdojë ta thellojë këtë rekord. “Një karrierë është 15 vite e gjatë”, thotë për “UEFA.COM”. “Do të jap gjithçka këto 15 vite dhe më pas do të kemi kohë për të parë se çfarë kam bërë. Dhe do të kem një jetë të tërë për t’u thënë ‘fitova

këtë apo bëra atë’. Nuk e kam thënë asnjëherë se do të bëhem lojtari më i mirë i historisë, por nuk i vendos kurrë vetes limite. Nëse arrij në një nivel të caktuar, nuk do ta ndal veten duke vendosur barriera si për shembull: ‘Nëse shkoj atje, kaq, ky është maksimumi im’.

Jo, unë përpiqem t’i kapërcej kufijtë e mi dhe shoh ku do më çojë. Për momentin gjërat po shkojnë mirë dhe do të vazhdoj kështu deri në fund të karrierës. Sa herë zbres në fushë, i them vetes se jam më i miri. Dhe kam luajtur me Mesin dhe Kristianon në një fushë,

të cilët janë të dy lojtarë më të mirë se unë. Ata kanë bërë një miliard gjëra më shumë se unë, por në kokën time unë i them gjithnjë vetes se jam më i miri”. Dje Parisi mori një rezultati pozitiv me Bajernin dhe shpreson që edhe këtë sezon të arrijë në finale, ku do dojë të harrojë atë humbje në finalen e sezonit të shkuar për të fituar më në fund Champions-in: “Për mua ky trofe mbart një vend shumë të rëndësishë­m. Kemi humbur në faza të ndryshme, kemi vuajtur. Mendoj se nëse do ta fitoj, do të jetë shumë emocionale. Edhe pse Botërorit është Grali i Shenjtë, për mua, në nivel klubi, Liga e Kampioneve është më e mira. Bajerni është një skuadër e shkëlqyer. Tani duhet të qëndrojmë të qetë”, tha sulmuesi francez, i cili pas fitores së djeshme beson më shumë se kurrë. Ai theu një tjetër rekord, duke u bërë shënuesi më i mirë i PSG-SË në fazën me eliminim direkt në Champions. Mbape ka shënuar 7 gola, një më shumë sesa Zlatan Ibrahimovi­ç. “Ishte një ndeshje e vështirë kundër skuadrës më të mirë në Europë në këto momente. Luajtëm mirë. Por, ishte vetëm ndeshja e parë. Duhet të luajmë sërish me besim në ndeshjen e kthimit. Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve në botë dhe Nojer është një nga portierët më të mirë të historisë. Nuk ndjeva presion. Nuk arrita t’i shënoj në finale, por shpresoj ta bëj sërish”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania