Panorama Sport (Albania)

Dy gabime të Portos, Çelsi një hap larg gjysmëfina­leve

Maunt dhe Çiluell vendosin aktin e parë në Sevije

-

Goditje e një Çelsi cinik, që në Sevije harron humbjen poshtërues­e 5-2 në Premier kundër Uest Bromuiçit dhe i afrohet gjysmëfina­les së Champions-it. Skuadra angleze shfrytëzon në mënyrën më të mirë gabimet në mbrojtje të skuadrës së Konseisaos: golat e Mauntit dhe Çiluellit janë me shumë peshë. Tani Porto duket larg një tjetër mrekullie si ajo me Juven.

ME SFORCO MINIMALE – Anglezët zotërojnë topin (64%), por sulmet e tyre janë sterile për 30 minuta. Rastet për gol janë minimale, por puna konstante e krahëve të Çelsit shpërblehe­t në minutën e 32-të, kur pas një sulmi këmbëngulë­s të bluve, një gabim në dalje i Zaidusë i lejon Mauntit që të hyjë i pashqetësu­ar në zonë dhe të godasë në diagonale Markezinin. Një gjuajtje, një gol. Është një gabim fatal ai i portugezëv­e, por kjo nuk i pengon djemtë e Konseisaos që të bëhen të rrezikshëm: Azpilikuet­a devijon goditjen e Koronës. Nga këndorja devijon me kokë Pepe, por Mendi bën mrekullinë. Pas pushimit, Verner ka në kokë golin e dytë, por e shpërdoron duke goditur mbi traversë. Porto është gjallë: Mendi devijon në këndore një goditje të Maregës, pastaj Diaz i afrohet shtyllës. Rrezikon shumë Markezin kur pret dhe nuk kontrollon një goditje nga jashtë zone të Rydigerit, por Verner është në pozicion jashtë loje. Tuhel provon me ndërrimet: aktivizon Zhirunë, Pulisiçin, Silvën dhe Kantenë. Është pikërisht amerikani që në 84’ godet traversën. Një minutë më vonë, gabimi i Koronës i lejon Çiluellit që të vrapojë drejt portës, shmangë Markezinin dhe shënojë me portën e boshatisur. Fitorja 2-0 është thuajse një hap i sigurt drejt gjysmëfina­leve. Por, pas një jave ka edhe një akt të dytë, sërish në “Ramón Sánchez-pizjuán”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania