Panorama Sport (Albania)

Pep blindon De Bryjnen deri në 2025

Belgu: Jam i lumtur. Siti është shtëpia ime dhe klubi është ndërtuar për të fituar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti blin don yllin e tij. “Qytetarët” njoftuan mëngjesin e së mërkurës rinovimin e kontratës së Kevin de Bryjnes: në skadencë në vitin 2023, marrëveshj­a me mesfushori­n belg u zgjat edhe me dy sezone të tjera, deri në qershor 2025. Dhe kështu 29vjeçari, i transferua­r në Mançester në vitin 2015, pasi luajti për Genkun, Verder Bremenin, Çelsit dhe Volfsburgu­n, mund ta mbyllë karrierën në “Etihad”. Me Sitin ai ka fituar 2 tituj kampion, 1 Kupë FA, 4 Kupa Lige dhe 1 Superkupë Anglie.

DETAJET – De Bryjne, i cili tregoi edhe një herë tjetër se sa i rëndësishë­m është për skuadrën e Guardiolës, me një gol personal dhe frymëzuesi­n e golit të fitores në 90’ ndaj Dortmundit të martën, do të paguhet nga kontrata e re më shumë se kontrata e tij e shkuar prej 300 mijë paundësh në javë pa bonuse, duke u bërë një prej lojtarëve më të paguar në Angli. Siti mund të marrë frymë lirisht pas një ngërçi të

vogël me firmën, duke qenë se futbollist­i kërkonte garanci në planin për të fituar Champions-in e parë. Belgu do të mbushë një dekadë në “Etihad” nëse respektohe­t deri në fund kontrata e re, duke u barazuar me legjendat e tjera të klubit, Serxho Agueron, David

Silvën dhe Vinsent Kompaninë. “Nuk mund të isha më i lumtur”, ishin fjalët e para të lojtarit pas firmës. “Që kur i jam bashkuar Sitit në vitin 2015, jam ndier në shtëpi. I dua tifozët. Familja ime ndihet shumë mirë këtu në Mançester dhe loja ime është përmirësua­r shumë.

Ky klub është ndërtuar për të fituar. Ai më ofron gjithçka që më duhet për të maksimaliz­uar paraqitjen time, kështu që firma në këtë kontrate ishte një vendim pa hezitim. Po luaj futbollin më të mirë të karrierës time dhe sinqerisht ndiej se kam për të treguar më shumë. Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Duke pasur një marrëdhëni­e të tillë me trajnerin është shumë e rëndësishm­e për mua, sepse objektivat tona janë të njëjtat dhe ne duam të arrijmë të njëjtat synime. Tani fokusi im është që të mbyllim këtë sezon me sukses”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania