Panorama Sport (Albania)

Konte: Tani fitoret vlejnë 6 pikë, për ne topi do të peshojë më shumë

-

Ja fitorja e dhjetë radhazi për arratinë përfundimt­are drejt titullit. Interi vuajti, por mposhti 2-1 Sasuolon me një kryevepër cinizmi: 30% zotërim topi, dy goditje në portë dhe dy gola. Dikujt ndoshta nuk do t’i pëlqejë, por tashmë rivalët ndodhen në distanca dyshifrore. Antonio Konte nuk e ka fshehur gëzimin për një tjetër mbrëmje fituese, por shpjegon: “Tani fitoret vlejnë 6 pikë. Tani e tutje për ne topi do të peshojë disi më shumë krahasuar me ata që nuk kanë objektiva”.

PËR NDESHJEN – Kjo është analiza për ndeshjen: “Ka ndeshje e ndeshje. Sot (dje) e dinim që përballesh­im me një skuadër që ka zotërimin e topit si armë kryesore, zgjodhëm t’u mbyllim hapësirat mbi

të gjitha në zonën qendrore të fushës. Ne ushtrojmë presing të lartë pa kryer shumë rreziqe ose duke kërkuar një zonë të mesme ku të jemi kompaktë për të shfrytëzua­r karakteris­tikat e lojtarëve si Lukaku, Lautaro dhe Hakimi”.

“LU-LA” DHE SKEPTIKËT - E pashmangsh­me të mos ndalej te “Lula”, sërish vendimtare: “Lukaku

dhe Lautaro punojnë shumë së bashku, dinë se çfarë pozicioni duhet të mbajnë tani. E bëjnë shumë mirë, lëvizin gjithmonë në sinkron. Dua të nënvizoj edhe ndikimin e Sançezit: nuk dua të them që po e penalizoj, sepse meriton të luajë edhe ai. Megjithatë, duke parë atë që bëjnë Lukaku dhe Lautaro ai është një alternativ­ë e rëndësishm­e, kuptohet kur hyn në fushë. Ka karakteris­tika të ndryshme, është më teknik. Për Romelun të mos harrojmë që dikush ishte i pakënaqur kur u transferua, flitej për një lojtar të mbivlerësu­ar. Megjithatë, unë thashë që në fillim se me potenciali­n e tij dhe duke punuar mund të arrinte gjëra të mëdha. Ashtu si Lautaro”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania