Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

BUFON 6.5 – Titullar surprizë, por veterani tregon se ka ende instinkte prej maceje dhe shpëton të paktën tre gola të sigurt. I pavdekshëm!

DANILO 6.5 – Ka qenë fenomenal gjatë të gjithë sezonit. Ndoshta i vetmi lojtar që në çdo rol që është aktivizuar ka shkëlqyer gjithmonë.

DE LIGT 6.5 – Në pjesën e parë e shqetësoi vetëm Mertensi, por në pjesën e dytë nis një duel muskujsh me Osimhen, duke dominuar totalisht. Një barrikadë e pakalueshm­e!

KIELINI 5.5 – Bën disa dalje jobindëse, sidomos në fillimin e pjesës së dytë. Nuk i falet penalltia e shkaktuar në fund, duke parë eksperienc­ën e tij.

SANDRO 5.5 – Disa krosime të mira në pjesën e parë, por ndeshjen ia shpëton arbitri Mariani dhe VAR-I, që injoruan kontaktin me Zielinskin.

KUADRADO 7 – Nëse Juvja ofron një ritëm të lartë, kolumbiani është një ndër dirigjentë­t kësaj manovre. I spostuar dje në mesfushë, Huan ishte thjesht i tmerrshëm: pasime të sakta, të shkurtra e të shpejta, i pakapshëm në driblim dhe goditi dy herë portën. I pamarkuesh­ëm! Nga minuta e 68të, Mekeni (nota 6), me amerikanin që konfirmon se nuk e kishte ekzagjerua­r me pijen në festën në shtëpinë e tij, por në të njëjtën kohë se është një futbollist tepër i domosdoshë­m për këtë Juve. Di të vërë rregull në mesfushë, por di të qarkullojë edhe topin.

BENTANKUR 6.5 – Në pjesën e parë, nëse Juvja ofroi një ritëm të lartë ishte edhe falë tij, sepse si rrallëherë uruguaiani luajti shpejt sferën, pa frikë dhe madje mbështeti shpesh aksionet në fazën sulmuese. Priten më shumë paraqitje si kjo e djeshmja.

RABIO 6.5 – E njëjta gjë si Bentankur. Ngriti dhe ruajti ritmin e lartë në mesfushë.

KIEZA 7.5 – Nuk do të donim ta mendonim çfarë do të ishte kjo Juve sivjet pa Kiezën. Shpërthyes në shpejtësi e driblim dhe ndër të paktit, për të mos thënë i vetmi që ka guximin të kërkojë gjithmonë driblimin një kundër një dhe t’i fitojë gjithmonë ato, pa llogaritur asistent kirurgjika­le që ofron, si në rastin e golit të Ronaldos. I pazëvendës­ueshëm! Nga minuta e 80të, Artur (pa notë). MORATA 5.5 – E nis shumë mirë, me disa dalje inteligjen­te në sulm, por më pas shpërdoron shumë topa. Në të 68-ën Dibala (nota 7), me Paulon që tregon pas vetëm 4 minutash lojë sesa shumë i kanë munguar ato goditje në zonë Juventusit, me të cilën argjentina­si blindoi dje fitoren. Të mos harrojmë, po flasim për lojtari më të mirë të sezonit të kaluar.

RONALDO 6 – Shpërdoron një gol gjysmë të bërë dhe jo shumë i saktë në pasime, por shënoi edhe dje, ndonëse prej tij pritet gjithmonë më shumë.

Trajneri PIRLO 6.5 – Nëse këtë javë ka nisur t’u lëshojë “shpulla” lojtarëve të tij, siç është përfolur në media, dhe reagimi që erdhi ishte ai që u pa dje, shpresojmë që Pirlo të ketë mësuar të marrë më në fund në dorë Juventusin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania