Panorama Sport (Albania)

Cr7-dibala, Cr7-dibala, ringjallet ringjallet Juvja Juvja

Kieza frymëzon, Ronaldo e Paulo shënojnë dhe i japin një shkelm krizës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dhe pas një humbjeje e një barazimi, Ju ventusi rikthehet te fitorja. Kampionët në fuqi bëjnë të vetët tri pikët e ndeshjes së shtyrë e rishtyrë të javës së tretë të Serisë A, një takim që vlen më shumë sesa thjesht tri pikë për të blinduar sa më shpejt zonën Champions. Në “Allianz Stadium” torinezët fitojnë 2-1 kundër Napolit, falë gërvishtje­ve të forta të Ronaldos dhe Dibalës, por mbi të gjithë të një ndeshjeje madhështor­e nga ana e Kiezës. Penalltia e minutës së 90-të e transformu­ar në gol nga Insinje vlen sa për statistikë, me bandën e Gatuzos që gjunjëzohe­t pas 4 fitoresh radhazi. Dhe pas lajmit të mirë të rikthimit të zhurmshëm të Paulo Dibalës, Juventusi bën një hap të madh në renditje, duke parakaluar Atalantën dhe duke u zhvendosur në vendin e tretë.

SHËNON RONALDO –

Pirlo la sërish në stol tre “mbretërit e festave”, Mekeni, Artur e Dibala, por me Bufonin titullar mes shtyllave, ndërsa Gatuzo përgjigjet me Hysajn titullar në korsinë e majtë dhe Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, të cilët kishin detyrën për të provuar së frenuari trion bardhezi, Ronaldo-moratakiez­a. Ndeshja është e zjarrtë që në sekondat e para, aq sa në 15 minutat e para ndërtohen katër raste të pastra për gol. Pas vetëm dy xhirove të kronometri­t Ronaldo gabon në mënyrë të pashpjegue­shme devijimin me kokë ndoshta më të thjeshtë të karrierës së tij, pas krosimit të Danilos, pas së cilit shfryu të gjithë nervozizmi­n duke goditur shtyllën me këmbë. Në minutën e tretë Zielinski dërgon mbi traversë një gol gjysmë të bërë, por në të 13-ën vjen avantazhi bardhezi: Kieza bën një driblim dehës ndaj mbrojtësit të parë që i del përpara, ndërsa në një fragment sekonde i dërgon topin poshtë këmbëve edhe të dytit, duke ofruar një pasim kirurgjika­l në qendër për Ronaldon, që këtë herë nuk mund të gabojë. 1-0 për Juven, por ende pa shfryrë euforinë e avantazhit, Ruiz dërgon në hënë një tjetër rast të pastër për Napolin, për të barazuar shifrat. Në pjesën e mbetur Juvja tërbohet me arbitrin Mariani për një penallti që nuk i akordohet Kiezës, pas një rrëshqitje­je të Lozanos mbi vijën fundore. Por, edhe Napoli përpara vërshëllim­ës proteston, me VAR-IN që hesht sërish, për një pengim të Sandros në dëm të Zielinskit në zonë.

RINGJALLET DIBALA –

Pjesa e dytë nis me Napolin shumë të rrezikshëm, por Bufon tregon se pavarësish­t 43 viteve mbi shpatulla i mohon barazimin me tri pritje spektakola­re fillimisht Di Lorencos

dhe më pas Insinjes e Zielinskit. Pirlo e kupton se diçka nuk shkon dhe thërret në stol Kuadradon e Moratën, të cilët i hapin vendin Mekenit e Dibalës. Dhe pikërisht numrit 10, i cili shkelte sërish fushën pas 87 ditësh, i mjaftojnë katër minuta për të pikturuar një kryevepër

nga ato që kishin munguar aq shumë Juves në këtë sezon. Në të 73-ën, Dibala merr një top nga Bentankuri në hyrje të zonës dhe pasi e sistemon lëshon të majtën perfekte të harkuar në shtyllën më të largët duke dërguar shifrat në 2-0. Paulo fillimisht ulërin,

duke treguar të gjithë vrerin e kësaj periudhe mungese, përpara se të përpihet nga shokët e tij, edhe nga ata të pankinës, për festën madhështor­e të rikthimit. Pas kësaj shuplake Napoli gjithsesi nuk ndalet, përkundraz­i fiton penallti në të 90-ën (kontakt Kielini-osimhen)

dhe Insinje nuk gabon, duke dërguar rezultatin në 21. Madje, në katër minutat shtesë ishte një ndërhyrje me këmbën e shtrirë në rrëshqitje e sipër nga De Ligt që shmang barazimin e mundshëm të Osimhen, dhe në fund e gjithë festa është për juventinët.

 ??  ?? Dibala feston golin e fitores
Dibala feston golin e fitores
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania