Panorama Sport (Albania)

Titulli në xhep, Interi fitore për notën 10

E kotë perla e Traoresë, Konte shkon +11 nga Milani

- Përgatiti: LEDIO NASE

Gjithçka e mbyllur? Ndoshta, sepse 11 pikët e distancës nga Milani i vendit të dytë (dhe 12 nga i treti, Juventusi) duket sikur përkthehen “kampionat”. Një Inter jo i bukur, por si gjithmonë cinik bëri detyrën kundër Sasuolos. E vendosën Lukaku (goli numër 21 në kampionat, i 27-ti sezonal dhe i pari me kokë si interist) dhe Lautaro, “killer” me të majtën. E kotë perla e Traoresë. Konte regjistroi fitoren e dhjetë radhazi dhe nis të numërojë së prapthi.

ROMELU GOL - Nuk kishin kaluar as 60 sekonda nga vërshëllim­a e startit të Masimilian­o Irratit, kur Barela avancoi në korsinë e djathtë pas një pasimi të bukur të Lautaros, hyri në zonë megjithatë pas një pasimi jo të saktë tërhoqi me vete topin në fundore. Jeshilzinj­të u përgjigjën në minutën e 4-t me të djathtën e Obiang që u shua në anësore, më pas lojtarët e Kontes u rikthyen të rimarrin skenën me Jangun i cili shërbeu Hakimin (por ky i fundit goditi keq me kokë) e më pas fitoi një goditje dënimi nga limiti i zonës: Eriksen tentoi menjëherë portën, Marlon i parapriu Lukakut me topin që fillimisht u përplas te këmba e më pas te krahu. Takimi me golin u shty vetëm me dy minuta për sulmuesin e fortë belg, i cili në harkimin e radhës të Jangut parapriu Kirikeshin dhe dërgoi topin në këndin e kundërt me atë ku ndodhej Konsilji. Pasi u ndëshkuan nga numri 9 zikaltër, lojtarët e De Zerbit u përpoqën të riorganizo­heshin, por e patën të vështirë të vertikaliz­onin dhe të paraqitesh­in përpara Handanoviç­it, pavarësish­t një zotërimi të topit që prekte 70%. Kur Interi sulmoi, miqtë dukeshin në vështirësi, si në të 33-ën kur Lukaku u nis në korsinë e djathtë, por në fund gaboi ta pasonte në mes. Përpara pushimit, me arbitrin Irrati që nuk akordoi shtesë, u regjistrua­n rastet e Darmianit, Boras dhe Jangut, të tria megjithatë vetëm për statistikë.

E VULOS LAUTARO - Me rinisjen e lojës zikaltrit u lejojnë iniciativë­n miqve, të cilët përpiqen të rrisin bariqendrë­n dhe të vendosen më shpesh në gjysmëfush­ën kundërshta­re, pa arritur megjithatë të prodhojnë raste të denja për t’u shënuar, me Handanoviç­in që mbron mirë ndaj Bogas, Roxherio mbyllet në goditje këndi nga Darmian dhe Xhunior Traore tenton nga distance pa arritur të shqetësojë kapitenin interist. Konte u përpoq të shkundte lojtarët e tij duke aktivizuar Sensin në vend të Eriksenit dhe në fakt me rreshtimin e ri taktik kryesuesit shënojnë sërish me Lautaron: i shërbyer bukur nga Lukaku me një top tokazi të gjatë, argjentina­si finalizon një kundërsulm për manual dhe firmos golin e dytë. Sfidën tenton ta rihapë Traore, i cili shënon në të 85ën (deri në këtë moment asgjë tjetër për t’u shënuar). Zikaltrit rezistojnë në fund dhe buzëqeshin. Arratia vazhdon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania