Panorama Sport (Albania)

Kontratat, “thembra e Akilit” te Partizani

Futbollist­ët kanë në dorë gjithçka, klubi po pret kërkesat e tyre

- VERONIK ISTREFAJ

Situatë e çuditshme te Partizani. Me sezo nin aktual që po shkon drejt përfundimi­t, drejtuesit e “demave” kanë kohë që kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, duke filluar që nga rinovimet e lojtarëve. Janë më shumë se 10 futbollist­ë që janë në fund kontrate te Partizani dhe situata e tyre, nëse do të rinovojnë apo jo, mbetet një mister i plotë. Por, pse po ndodh kjo gjë? Gazeta ka mësuar se klubi u ka lënë “dopiogjash­tën” në dorë lojtarëve duke u tërhequr dhe duke u dhënë mundësinë atyre të vendosin për kushtet ekonomike. Dhe vetë futbollist­ët, janë në një situatë të vështirë, pasi nuk duan të kërkojnë më pak nga se mund të marrin, ose ta teprojnë dhe të kërkojnë diçka më shumë seç duhet për të “mërzitur” drejtuesit. Vullnet për të vazhduar ka nga të dyja palët. Edhe trajneri Daja e ka theksuar vazhdimish­t se Partizani dëshiron që të mbajë mbi 80% të grupit. Aktualisht, gjithçka ka ngecur në dorën e futbollist­ëve që nuk duan të nxitohen, por të presin fundin e sezonit për disa arsye. E para, për të kuptuar nëse do të jenë ata futbollist­ët kampionë, çka do të thotë edhe pjesëmarrj­e në Ligën e Kampionëve. E dyta, janë ofertat tunduese që mund t’u vijnë nga jashtë Shqipërisë, që më pas të kenë të qartë edhe një shumë financiare për t’ia kërkuar klubit të Partizanit. E deri sa kjo situatë vazhdon në

këtë mënyrë, ka një problem për Partizanin. Kjo pasi futbollist­ët, ndoshta dhe pa qëllim, mundohen të bëjnë një lojë më individual­e për t’i fituar pikë vetes, në mënyrë që të shtojnë ofertat nga jashtë, por dhe që të bindin klubin që t’u rinovojnë kontratën me një pagë më të mirë. Ky individual­itet i futbollist­ëve,

po reflektohe­t ndeshje pas ndeshjeje, madje dhe është përmendur nga analistë dhe opinionist­ë të futbollit. Partizani është në një moment deçiziv, pasi kanë mbetur vetëm 10 ndeshje deri në përfundim të kampionati­t. Me objektivin që kanë titullin kampion, këto sfida janë 10 finale,

prandaj çdo futbollist i duhet trajnerit Daja në kushtet optimale. Kur më pas futen në mes kontratat dhe dëshira e futbollist­ëve për të provuar diçka më shumë që të fitojë vëmendjen, fillojnë edhe problemet. Për të kujtuar, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit. Rastësi? Ndoshta...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania