Panorama Sport (Albania)

Stadiumi, gati 3 miliardë lekë për Kukësin

Betonohet tribuna shtesë dhe porositen llambat led

- OLSI TUJANI

Zgjidhet ngërçi. Shumë shpejt, në stadiumin e Kukësit do të nisë edhe faza e fundit e kryerjes së punimeve. “Panorama Sport”, nga burime të besueshme, ka mësuar se së fundmi është gjendur edhe zgjidhja për ngërçin financiar, në mënyrë që qeveria t’i përgjigjet kontratës që ka nënshkruar me FSHF-NË, për rindërtimi­n e stadiumit të Kukësit. Gazeta mëson se janë gati afro 3 miliardë lekë (të vjetër), dhënë nga ministria e cila pret vetëm një miratim formal nga ana e qeverisë. FONDI

Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria shqiptare janë në një marrëveshj­e bashkëpuni­mi për rindërtimi­n e stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”. Për këtë të fundit, pritej prej disa muajsh që qeveria të përgjigjej me pjesën e saj të fondit, për të bërë të mundur edhe fazën finale të punimeve. Gazeta ka mësuar se së fundmi, ministria e linjës ka lëvruar një fond që përkon me afro 3 miliardë lekë (të vjetër), që kompleton të gjithë fondin e nevojshëm për përfundimi­n e stadiumit. Gazeta ka mësuar se ministria ka gjetur edhe zgjidhjen për të bërë të mundur sigurimin e këtij fondi.

KOSTO

Mësohet se bëhet fjalë për një transferim fondesh dhe, në këtë mënyrë, qeveria do të mund të kompletojë zotimin e saj për t’iu përmbajtur të gjithë kontratës me FSHF-NË për “Zeqir Ymerin”. Bëhet fjalë për një investim që në total mund të variojë nga 9.5 – 10 miliardë lekë (të vjetër),

duke përfshirë edhe shtesën në projekt, që iu shtua tribuna e katërt (pas portave) e cila mungonte në impiantin e vjetër.

PUNIMET

Gazeta ka mësuar se së fundmi punimet kanë vijuar me betonimin e tribunës së katërt, të shtuar. Jo vetëm kaq, por po bëhet bazamenti dhe gropat për kullat e ndriçimit, ndërsa janë bërë edhe porositë e llambave led. Në përfundim të punimeve, ky impiant mund të jetë i kategorisë së katërt, sipas sistemit të klasifikim­it nga UEFA (i parafundit për nga cilësia maksimale), ku një nga mangësitë kryesore për kategorizi­min maksimal është kapaciteti i ulët. Stadiumi i ri i Kukësit mund të ketë deri në 6500 ndenjëse përafërsis­ht llogaritur edhe me tribunën e katërt të shtuar në projekt.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Shqipëri-angli, 0-2
Moment nga ndeshja Shqipëri-angli, 0-2
 ??  ?? Punimet në stadiumin e Kukësit
Punimet në stadiumin e Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania