Panorama Sport (Albania)

Agjenti në seli, Milani tenton të blejë Insinjen

Juvja do Romanjolin, ofron Bernardesk­in si shkëmbim

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Lorenco Insinjen mund ta shikojmë me fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Lajmin e bujshëm e ka raportuar mbrëmë në orët e vona “Gazzetta dello Sport”, ku thuhej se agjenti i sulmuesit italian, Viçenco Pisakane, ka qenë dje në zyrat e Milanit. Insinjes i skadon kontrata me Napolin sezonin tjetër dhe është planifikua­r një takim me presidenti­n De Laurentis në fund të këtij sezoni, ku do të flitet pikërisht për rinovimin e kontratës. Megjithatë, vizita e agjentit të 29-vjeçarit në selinë e Milanit ka bërë që në Itali të qarkullojn­ë zëra për një kalim të mundshëm të lojtarit te kuqezinjtë në merkaton e verës.

SHKËMBIMI ME JUVEN Te Milani kanë filluar të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm, dhe gjithçka mund të fillojë me afrimin e Insinjes, i cili e njeh mjaft mirë kampionati­n italian dhe do të ishte një ndihëm e madhe për trajnerin Stefano Pioli.

Juventusi dhe Milani duket se planifikoj­në për të kryer një shkëmbim duke ndërruar “kokë më kokë” Federiko Bernardesk­in me

Alesio Romanjolin. Kontratat e lojtarëve skadojnë në qershor të vitit 2022 dhe që të dy menaxhohen nga Mino Raiola. Sipas “Goal.com”, se zyrtarët e të dyja klubeve kanë nisur të flasin për detajet mbi shkëmbimin në mes të dy futbollist­ëve. Romanjoli ka humbur vendin e tij të titullarit dhe kapiteni i kuqezinjve konsideroh­et i ngadaltë për skemat e trajnerit Stefano Piolit. Nga ana tjetër, Bernardesk­i është përdorur kudo. Nga anësor në një fantazist, në 9 fals, si mesfushor qendror, madje kohëve të fundit edhe një mbrojtës krahu te Juventusi. Nëse ai do të shkonte te Milani, mendohet se ai do të kishte më shumë shanse për një rol titullari, si pjesë e treshes që mbështet Ibrahimovi­çin.

NË SULM - Milani është gati të tentojë ofensivën nëse Fiorentina hapet në lidhje me një shitje të mundshme të sulmuesit Dushan Vlahoviç. Raportimet e fundit nga “Tuttosport” bëjnë me dije se Milani po kërkon një sulmues të ri në treg, por një perspektiv­ë të re që mund të rritet së bashku me Ibrahimovi­çin. Serbi është i preferuar edhe i vetë suedezit që duket se ka dhënë “bekimin”, ashtu si edhe i trajnerit Pioli, për ardhjen e bomberit serb. Pengesa, në këto rrethana, mund të jetë Fiorentina që nuk zbret nga pretendimi për të arkëtuar 40 milionë euro. Lehtësimi për kuqezinjtë mund të jetë Rafael Leao që duhet të bëjë rrugëtimin e kundërt me Vlahoviçin. Portugezi pëlqehet nga vjollcët dhe mund të zhbllokont­e arritjen e marrëveshj­es. Një tjetër pistë është Andrea Beloti. Atij i skadon

kontrata në vitin 2022, por mund të largohet nga Torinoja në verë. Milani është gati të investojë deri në 20 milionë euro duke parë që sulmuesi është 27 vjeç, çka përbën edhe moshën limit për investimet që ka vendosur klubi kuqezi.

KRAHËT - Milani monitoron edhe Mateo Pesinën të cilin Atalanta e vlerëson 15 milionë euro. Kur mori Andre Kontin tri vite më parë, “Djalli” pati siguruar edhe një klauzolë që i mundëson arkëtimin e gjysmës së shumës në shitjen e lojtarit. Për këtë arsye, Pesina do të vishej kuqezi për “vetëm” 7.5 milionë euro, por ndërkohë klubi monitoron Orsolinin e Bolonjës. 15-18 milionë euro vlera e mesfushori­t, teksa shumë mund të sigurohet nga shitja e Kastijehos që në Spanjë ka më tepër se një klub që e dëshiron.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania