Panorama Sport (Albania)

925 mijë lekë në muaj për sportistët e KS Tiranës

-

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishm­e në lidhje me klubin shumësport­ësh. Sportistët elitarë që janë pjesë e klubit bardheblu, të cilët kanë statusin e nivelit të lartë sportiv në veprimtari kombëtare dhe ndërkombët­are do të përfitojnë trajtim ushqimor në vlerën 25 mijë lekë të vjetër në ditë, për 25 ditë, pra 625 mijë lekë në muaj. Kësaj shume do t’i shtohet edhe një shumë deri në 300 mijë lekë të vjetër trajtim mjekësor. Ky trajtim do të mbulohet plotësisht ose pjesërisht nga klubet sportive, me fondet e pushtetit vendor, nga fondi grand ose nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ndërkohë më poshtë ju pasqyrojmë vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: 1. Sportistët e Klubit Sportiv Tirana, që në bazë të legjislaci­onit në fuqi përmbushin kriteret për përfitimin e statusit të nivelit të lartë, të përfitojnë trajtim ushqimor për përgatitje­n e tyre në vlerën 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj, plotësisht apo pjesërisht sipas rezultatev­e të larta sportive të arritura në veprimtari kombëtare dhe ndërkombët­are. 2. Strukturat e brendshme të Klubit Sportiv “Tirana”, të përcaktojn­ë si më poshtë vijon: a. Numrin dhe kategorizi­min e trajtimeve ushqimore të sportistëv­e të nivelit të lartë në varësi të rezultatev­e të larta sportive të arritura në veprimtari kombëtare dhe ndërkombët­are, sipas përcaktime­ve të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Të miratojë nivelin e pagave për punonjësit e Klubit Sportiv “Tirana”, sipas lidhjes së pagave nr.7, bashkëlidh­ur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.

4. Ngarkohet kryetari i Bashkisë për miratimin e strukturës organizati­ve të Klubit Sportiv “Tirana”.

5. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohe­n nga buxheti i planifikua­r për vitin 2021, për Klubin Sportiv “Tirana”.

6. Çdo akt tjetër, që bie në kundër

shtim me parashikim­et e këtij vendimi, shfuqizohe­t. 7. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithsh­me e Promovimit të Qytetit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Planifikim­it Strategjik dhe Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Përgjithsh­me e Menaxhimit Financiar, Klubi Sportiv “Tirana”, për zbatimin e këtij vendimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania