Panorama Sport (Albania)

Teuta bën ligjin, 100 mijë mijë euro euro për për titullin titullin

Martini s’pranon kompromis me Skënderbeu­n në Kupë: Dua të dy trofetë

- B. RAMA

Teuta mposht Apoloninë dhe merr e vetme komandën e Superiores. Një ndeshje mes dy skuadrave me diferenca të mëdha në cilësi dhe përvojë. Një 90-minutësh i zhvilluar tërësisht nën "diktatin" e "djemve të detit". Durrsakët nuk i lanë asnjë mundësi skuadrës fierake, e cila duket se e ka marrë rrugën e kthimit për në Kategorinë e Parë, ende pa përfunduar gara.

NDESHJA - Apolonia e nis ndeshjen me 4 mungesa dhe lihet sërish Mario Gjata e nis nga stoli me Mario Vasilj titullar. Trajneri Martini i besoi formacioni­t që triumfoi javën e shkuar kundër Laçit. Janë durrsakët, që e nisin me vrull qysh në fillim, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfush­ën fierake. Rasti i parë do të regjistroh­et nga E. Vila, i cili provon me kokë, por ndalet nga portieri Harizaj. Në minutën e 9-të, Hoxha gjuan fort nga një goditje dënimi, por topi del jashtë. Fierakët nuk gjejnë hapësira dhe e kanë të vështirë të organizohe­n, ndërsa miqtë shtojnë ritmin dhe presionin. Në minutën e 19-të, Krasniqi "gatuan" golin e parë. Shmang Smaçin në qendër, zhvendoset nga e majta brenda zonës, i shpëton dhe mbulimit të Repajt dhe nis një top tokazi, të cilin e shtyn në rrjetë Lorenco Vila dhe 0-1. Goli i jep qetësi Teutës dhe nuk heqin dorë nga loja sulmuese. Krasniqi ka mundësinë e dyfishimit në minutën e 30-të, por gjuan keq, ndërsa në minutën e 36-të, Arapi godet me kokë, por jo si duhet. Në të 43ën, Bregu e kërkon golin nga një goditje dënimi ballore, por mbi tra. Pjesa e parë u mbyll me një tjetër rast për Teutën. Bregu pason saktë te Daja në qendër, por mesfushori nuk ka shënjestrë­n e duhur dhe topi shkon mbi traversë. Pjesa e dytë nis me një rast për durrsakët, por gjuajtja e Blerim Krasniqit ndalet nga trau i portës fierake. Kamarata kërkon të forcojë sulmin, largohet Haxhiu dhe në lojë futet Mario Gjata, i cili krijon të vetmin rast për Apoloninë në këtë ndeshje. Minuta 52, Smaçi pason te Gjata brenda zonës, paksa prirët nga e majta, por sulmuesi fierak gjuan keq dhe topi shkon mbi tra. Pastaj është radha e durrsakëve për të bërë goditjen finale. Minuta 55-të, Bregu futet në zonë, paksa majtas, gjuan fort me të djathtën, topi përplaset në shtyllën e majtë pingule dhe rrjetë, 0-2. Vlonjati ka edhe një rast në minutën e 59-të, teksa shmang M.gjatën nga e majta dhe gjuan fort në kuadrat, por grushton Harizaj. Reagimi i fierakëve është i dobët, skuadra nuk ka as forcë, as fantazi, repartet duket sikur janë të shkëputura nga njëra-tjetra. Durrsakët kontrolloj­në gjithçka dhe janë zotërues në çdo cep të fushës, qarkullojn­ë topin, organizojn­ë aksione dhe krijojnë raste të tjera shënimi me anë të L. Vilës, Plakut dhe Avdylit, por shifrat nuk ndryshojnë gjer në fund.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania