Panorama Sport (Albania)

Tirana larg 200 mijë eurove, Shehi: Kreu sjell presion

Kampionët shkojnë minus shtatë nga Teuta kryesuese

- LAZI SARO

Tirana barazon me Skënderbeu­n dhe venit qëllimin e vet për titullin e dytë rresht. Lojtarët i largohen gjithmonë e më shumë shpërblimi­t të madh prej 200 mijë eurosh që ka premtuar presidenti Refik Halili, që konfirmohe­t ekskluzivi­sht për gazetën nga burime në klub. Në Korçë kampionët dalin të plagosur, sepse tani janë shtatë pikë nga kreu, por kanë ende mundësi reale për të fituar titullin. Një trofe që do t’u mbushte xhepat, sepse në rast të titullit të 26-të, klubi do t’i shpërblent­e me një shumë të majme, ndërsa vetë lojtarët do të ndanin mes tyre 200 mijë euro, njëlloj si sezonin e shkuar. Gjithsesi, mundësitë janë akoma. Në lojë është edhe një fazë, ndërsa kreu nuk është larg. Nëse Tirana fiton me Kukësin dhe Teutën, jo vetëm që hap kampionati­n, por futet vetë në lojë për trofeun.

SHEHI - Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shpreh se skuadra të shtunën duhet t’i kishte shfrytëzua­r më mirë rastet që iu dhanë. Për “Gol pas Goli”, Shehi tha se i kishte kërkuar ekipit që të luante më shumë nga krahët dhe jo në qendër siç bënë ndaj korçarëve. “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Do të ishim të kënaqur me fitoren. Futbolli është i tillë, duhet ta pranojmë rezultatin dhe të përgatitem­i për ndeshjet e tjera. Kemi tentuar të luajmë poshtë shpejt dhe vertikal, për të hapur zonat. Duhet të ishim më konkretë te rastet që na u dhanë. Mund të bënim më mirë, por është e vështirë ndaj një kundërshta­ri që rri i mbyllur në mbrojtje dhe nuk lë hapësira”, tha në fillim Shehi. Sipas tij. fjala titull te bardheblut­ë është kthyer në një “alergji” stinore. “Lojtarët ndoshta ngarkohen më shumë, kur afrohen me kreun apo kur përmendet titulli. Ndoshta ishim më të ngarkuar dhe nuk i shfrytëzua­m rastet dhe të shënonim për fitoren. Në disa momente e kemi zgjidhur keq. Gjatë javës kemi punuar nga krahët. Duhet të bënim më mirë, sidomos nga krahët. Nuk donim të luanim në qendër. Kundërshta­ri atë ka lojë të fortë, të marrë topin dhe të niset në kundërsulm. Megjithatë, kur minutat kalojnë dhe nuk shënon, atëherë gjithçka vështirëso­het. Në filozofinë time nuk është të luajmë me krosime dhe me topa të gjatë. Për presionin jam dakord që në një klub objektivat janë madhorë. Por, edhe orari i ndeshjes i karikon më shumë lojtarët”, deklaroi Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania