Panorama Sport (Albania)

Alla rrëzohet nga topi, kontestime nga tribuna VIP

-

Pas javësh mungese, Skënderbeu rikthehet në Korçë për të luajtur në fushën e vet takimin ndaj Tiranës. Një mungesë e gjatë e cila u shoqërua edhe me një interesim në masë të tifozëve, të cilët, veç banderolës së vendosur në stadium, po qëndronin jashtë tij duke mbështetur ekipin me këngë dhe brohoritma. “Panorama Sport” ju sjell pikantet. Vijojnë masat e rrepta për sa i përket pranisë së mediave në ambientet e stadiumit. Të kushtëzuar nga rregullat e pandemisë, edhe për këtë takim ndaj Tiranës numri i gazetarëve, të cilët u lejuan të hynin në tribunë, ishte i limituar, çka solli jo pak pakënaqësi. Në tribunën VIP, dy presidentë­t Takaj dhe Halili e kanë ndjekur takimin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjatë gjithë ndeshjes të dy presidentë­t kanë qenë të emocionuar, pasi ky takim ishte tejet i rëndësishë­m si për Skënderbeu­n ashtu edhe për Tiranën. Në fund rezultati u duk se kënaq më shumë Ardian Takajn sesa Halilin që u shfaq disi më i mërzitur në dalje të stadiumit. Ndërkohë, po kaq aktiv kanë qenë edhe Gentian Liçi në njërin krah si dhe drejtori Osmani në krahun e Tiranës. Pretendime­t për 11-metërsh, sidomos atë në fund të takimit kanë çuar në këmbë jo vetëm pankinën bardheblu, por edhe zyrtarët e klubit që ndodheshin në tribunën VIP. Ata kanë kërkuar gjatë edhe ndaj gjyqtarit të 4-t akordimin e 11-metërshit, çka nuk është konsiderua­r si e tillë nga kryesori Laver Alla. Një moment komik është regjistrua­r në Korçë, në ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Tiranës. Në minutën e 43-të, arbitrit të ndeshjes, Laver Alla, i ndodh diçka e papritur. Gjatë ekzekutimi­t të goditjes së dënimit nga Batha, mbrojtja korçare ka larguar topin, por ky i fundit është përplasur te gjyqtari i ndeshjes. Menjëherë pas kësaj, arbitri Alla rrëzohet në tokë, por pa probleme, teksa më pas ndeshja vazhdon normalisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania