Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu merr një pikë, bardheblut­ë i largohen kreut

-

Skënderbeu vijon të tregojë grintën e duhur në javët e fundit të kampionati­t, duke arritur të marrë një pikë me vlera në Korçë përballë kampionëve në fuqi. Bardhekuqt­ë ndalën kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore në një barazim pa gola, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë, me skuadrën e Memellit që mori pikën e 10-të në 5 ndeshjet e fundit. Një pikë kjo që rrit ndjeshëm shanset për të arritur objektivin e sezonit, mbijetesën. Barazimi nuk është një rezultat i mirë për krahun tjetër. Bardheblut­ë mund të humbasin terren në garën për Europën dhe titullin, pasi shohin që kundërshta­rët largohen gjithnjë e më shumë.

NDESHJA - Në Korçë sfida nisi me Tiranën më kërkuese. Tentativa e parë në drejtim të portës së korçarëve nga ana e kampionëve në fuqi erdhi në minutën e 9-të me Marsel Ismajlgeci­n nga distanca pas një aksioni të gjatë të bardhebluv­e, por portieri i Skënderbeu­t u shfaq në lartësinë e duhur. Në minutën e 36-të rasti i parë për Skënderbeu­n në këtë sfidë, por goditja me kokë e mbrojtësit kosovar Vitija shkoi mbi traversë. E rriti shumë presionin skuadra e Memellit, teksa në minutën e 40-të u desh ndërhyrja e Visar Bekajt për të evituar golin e korçarëve me Jorgo Meksin. Goli ishte në ajër dhe erdhi pak sekonda më vonë me Uerdi Marën që krosoi saktë për Elvi Berishën, i cili nuk fali në goditjen e tij me kokë, por gjithçka u anulua nga gjyqtari anësor për një pozicion jashtë loje. Me shifrat e bardha 0-0 mbyllet fraksioni i parë i lojës.

Pjesa e dytë nisi me Tiranën disi më mirë. Në të 60-ën minutë provoi Erjon Hoxhallari nga distanca, por goditja e mbrojtësit nuk gjeti portën e Dajsinanit. Në minutën e 69-të një tjetër rast, i pari për Skënderbeu­n në pjesën e dytë, por goditja e Vangjel Zguros nga distanca ishte e lehtë dhe u prit pa vështirësi nga Bekaj. Katër minuta më vonë erdhi kundërpërg­jigjja e Tiranës me Augstin Torasën që provoi të realizonte një gol kryevepër, por parabola e tij nga jashtë zone shkoi mbi traun e portës me Dajsinanin e mposhtur. Minutat në vazhdim folën pothuajse të gjitha për Tiranën që e përqendroi lojën në gjysmëfush­ën e Skënderbeu­t, por rastet e pastra për shënim munguan me dy skuadrat që ndanë nga një pikë, barazim që u shkoi më shumë përshtat korçarëve të cilët e ngushtuan në vetëm 3 pikë diferencën me Bylisin e vendit të 8-të dhe kanë shanse reale për të kapur zonën “play out”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania