Panorama Sport (Albania)

Kukësi, 45 minuta perfekte ndaj Kastriotit

-

Kastrioti bie në shtëpi, teksa mposhtet nga Kukësi me shifrat e pastra 0-3. Verilindor­ët rikthehen nga fitorja pas një kohe të gjatë, ndërsa krutanët nuk arrijnë të marrin dot të paktën një pikë, duke e mbyllur fazën e tretë me një disfatë të rëndë. Duke qenë një ndeshje e rëndësishm­e, që në rast humbjeje do të komplikont­e pozitat në klasifikim për verilindor­ët, ajo u interpretu­a mjaft mirë nga Kukësi, por edhe Kastrioti deri në momentin që pësoi, po bënte mirë dhe po insistonte për të shënuar në portën kundërshta­re.

NDESHJA - Janë vendësit që e nisin mirë lojën dhe shfaqen në disa momente të rrezikshëm në zonën Tafas, rasti i parë i rrezikshëm është në minutën e gjashtë, aty ku Nuriu nga mesfusha jep një top për Rezin, me këtë të fundit që e provon vetë goditjen, në një kohë që Nuriu ishte afruar dhe ishte i vetëm në zonë, por “sfera” përfundon jashtë. Në vijim të këndores, janë sërish krutanët dhe sërish ai, Ermir Rezi që provon me kokë, por Kurdiç largon topin. Është një lojë me ritëm të pjesshëm ku pas një nisjeje të mirë të vendësve, me kalimin e minutave verilindor­ët marrin në kontroll lojën. Gjithsesi, rast tjetër ideal ka sërish Rezi që provon me roveshatë, por pa rrezik për Tafas. Kuksianët i afrohen portës me Ezenë dhe Ibrahimin, por nuk ka një koordinim mes tyre dhe Hidi e kalon pa rrezik këtë moment. Janë disa topa të humbur në mesfushë nga Moraes, aty ku përfitojnë miqtë dhe tentojnë portën e vendasve. Në të 40ën, sërish pakujdesi e vendësve me kapitenin e verilindor­ëve që tenton nga distanca, por grushton Hidi. Pjesa e parë nuk ka më histori Pjesa e dytë nis me rastin më ideal të vendësve. Prodani nga e majta fut një top në zonë, aty ku Mehmeti godet me të djathtën, por Tafas grushton me “sferën” që shkon sërish te Prodani, i cili e rifut në zonë, Rezi vetëm 5 metra larg, godet, por nuk u beson syve pasi topi shkon te Tafas. Në të 49-ën Eze jep shenjat e para, por goditja e tij me kokë kalon mbi tra. Në të 50-ën, krutanët humbin një top në mesfushë, Demiri e godet fort në drejtim të zonës krutane, Eze është më i shpejtë se mbrojtja vendëse dhe pasi driblon edhe Hidin, e çon në rrjetë dhe 0-1. Vendësit shokohen, ndërsa miqtë përfitojnë nga kjo gjendje dhe në harkun e nëntë minutave shënojnë të dytin. Këtë radhë sfera vjen nga krahu tjetër, Ibrahimi kroson në zonë, Tsintsadze e devijon lehtë tek Eze, që shënon të dytin. 0-2 dhe krutanët çorientohe­n tërësisht, pasi dy minuta më vinë, Gashi mund të kishte shënuar të tretin, por nuk tregohet i saktë para porte. Megjithatë, krutanët shpresojnë, pasi ka shumë minuta dhe Prodani tenton me kokë, por Tafas është i pakalueshë­m. Me kalimin e minutave krutanët vetëm sa shpërdoroj­në, ndërsa verilindor­ët gjejnë edhe golin e tretë. Është Lulaj ai që nga një goditje diagonale, mposht Hidin për 0-3. Praktikish­t, sfida duket e mbyllur, mirëpo rastet nuk mungojnë sërish nga të dy krahët, shifrat mbeten të vulosura nga goli i Lulajt në të 71-ën. Me këtë fitore Kukësi është më i qetë, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 30 pikëve. B. BALLIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania