Panorama Sport (Albania)

Sherr në Gramsh, tropojanët: Na dhunuan policët dhe tifozët

Gjyqtari ndëshkoi me të kuq trajnerin dhe katër lojtarë të Valbonës

-

Gramshi mposht minimalish­t Valbonën dhe ngjitet në vendin e pestë, në një ndeshje që u mbyll me sherr të shtunën në stadiumin “Myslim Koçi”. Pas një pjese të parë pa gola, gramshakët gjetën avantazhin në minutën e 65-të, kur Ersi Balliu zhbllokoi shifrat pas një goditjeje brenda zonës. Valbona u mundua të reagonte, por gjithçka u mbyll 1-0, pavarësish­t përpjekjev­e të të dyja skuadrave për të ndryshuar shifrat. Ndërkohë, pas përfundimi­t të ndeshjes, trajneri i Valbonës, Mustaf Hysenaj, ka debatuar me gjyqtarin kryesor nga

Poliçani, Mikele Dyrmishi. Ky i fundit, pas kontestime­ve të stafit tropojan, ka ndëshkuar me karton të kuq Hysenajn. Në këtë moment situata ka precipitua­r, pasi lojtarët e Valbonës rrethuan arbitrin dhe tentuan ta godisnin. Megjithatë, kryesori pasi shikon numrat e lojtarëve që e ofenduan dhe e kërcënuan, nxori edhe katër herë kartonin e kuq për E.shehun, B.hajdarin, A.balliun dhe portierin G.spahon. Tensioni ka qenë i madh, por menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake dhe ajo e rendit, që nuk kanë lejuar precipitim­in e situatës. Pas ndeshjes arbitrat janë

AKUZA

Trajneri dhe njëkohësis­ht administra­tor i klubit të Valbonës, Mustaf Hysenaj, për “Panorama Sport” tregoi atë që ndodhi të shtunën në Gramsh. “Kur po mbaronte ndeshja, tifozët na gjuajtën me gur dhe u futën në fushë, duke ushtruar dhunë ndaj lojtarëve tanë me grushte e shqelma. Arbitri kryesor ishte fajtor, sepse i doli situata jashtë kontrollit. Pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjes, na ka nxjerrë 5 kartonë të kuq. Na kanë goditur tifozë e policë brenda në fushë. Kjo

REPLIKA

Shefi i klubit të Gramshit, Lulzim Hasa, ka hedhur poshtë pretendime­t e tropojanëv­e, teksa për gazetën sqaroi atë që ndodhi në fund të ndeshjes. “Ndiej keqardhje që Valbona është ankuar. Sipas protokolli­t, kemi respektuar ekipin mik dhe stafin e tij. Madje, e kemi treguar këtë edhe me bazë materiale si topa apo shishe uji. Ekipi ynë bashkë me një pjesë të mirë të Valbonës janë ulur edhe në kafe pas ndeshjes. Loja ka qenë korrekte gjatë 90 minutave, po ashtu edhe gjykimi. Vetëm pas mbarimit të lojës, disa lojtarë kanë shkuar te gjyqtari dhe e kanë ofenduar. Më pas kanë hyrë në dhomat e zhveshjes dhe kanë thyer dyert. Policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë vendosur qetësinë më pas. Ne si klub shquhemi për qetësinë, por edhe publiku ynë është mjaft korrekt. Në tribunë kishte edhe sportdashë­s. Gramshi e shikon futbollin si urë lidhëse të miqësisë dhe jo për të krijuar pakënaqësi­ra”. M.MIRAKA / A.DUSHKU

 ??  ?? Çast nga ndeshja Gramshi-valbona 1-0
shoqëruar nga policia deri në dalje të Gramshit. është skandaloze! Policia, në vend që të na mbronte, ushtroi dhunë”.
Çast nga ndeshja Gramshi-valbona 1-0 shoqëruar nga policia deri në dalje të Gramshit. është skandaloze! Policia, në vend që të na mbronte, ushtroi dhunë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania