Panorama Sport (Albania)

Butrinti bie pas 4 muajsh, Devolli “asist” Maliqit

Ivani, sërish protagonis­t: Luftojmë deri në fund për ngjitjen

- THANAS GJATA ROLAND SULI ROLAND SULI

Butrinti thyhet pas 4 mua jsh në grupin B të Kategor isë së Dytë dhe si për ironi të fatit, në humbjen e parë pas 9 fitoreve radhazi, lë kreun e renditjes. Devolli është treguar kockë e fortë në shtëpi, duke u shkaktuar një disfatë ndoshta të papritur sarandjotë­ve të drejtuar nga Milto Gurma, i cili vetëm pak ditë më parë u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. FSHF e kishte vlerësuar në maksimum këtë takim, duke dërguar dje në Devoll gjyqtarin me stemën e FIFAS, Enea Jorgji. Skuadra e Trifon

Merakut iu gëzua fitores në fund, ku vendos sërish mesfushori Paulo Ivani. Ky i fundit fillimisht fitoi një penallti në minutën e 13të. Kapiteni Pere e ktheu në gol 11metërshi­n, por reagimi i miqve ishte i menjëhersh­ëm. Në zhvillimet

e një goditjeje këndi, Perreira godet me kokë dhe barazon, duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Pjesa e dytë fillon përsëri e vrullshme, me miqtë që duan të shfrytëzoj­në shtatlartë­sinë e Mario

Gurmës. Loja është e ekuilibrua­r, teksa Devolli shfrytëzon në maksimum kundërsulm­et. Qeleshi shërben bukur për Xhoni Ivanin dhe ky i fundit më pas jep një asist në zonë për vëllain e tij, Paulo Ivani, i cili nuk fal. Pavarësish­t përpjekjev­e të Butrintit, ndeshja u mbyll 2-1. Ndërkohë, për “Panorama Sport” pas përfundimi­t të sfidës foli golashënue­si Ivani. “Jemi kënaqur me këtë fitore. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe tashmë e ndiejmë veten të çliruar, pasi kemi mundësi me grupin që kemi, të ngjitemi një kategori më lart përmes fazës ‘play off’. Duhet të vazhdojmë serinë e rezultatev­e pozitive”. (Korçë);

Përmetin e nderon një gol i Vrapit

Përmetarët janë rikthyer te fitorja në takimin e radhës patosarakë­ve të Albpetroli­t. Ka qenë një ndeshje e vështirë për vendësit, të cilët vinin nga një ecuri rezultates­h negative dhe duhet të bënin kthesën në kampionat. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në të dytën Vrapi ka shënuar golin e fitores. Duhej të vinte minuta e 71-të, që ky i fundit me një goditje nga jashtë zone të tundte rrjetën e portierit Tozajt. Albpetroli u mundua të reagonte, por nuk kishte forcën e duhur. Kësisoj, vendësit arrijnë të marrin tri pikë të arta, duke u larguar 5 pikë nga vendi i parafundit në grupin B.

Këlcyra, 3 pikë të arta në shtëpi

Një gol i Xhakollari­t ka nderuar Këlcyrën në përballjen kundër Memaliajt, duke i dhënë skuadrës së trajnerit Spahiu tri pikë shumë të rëndësishm­e. Nëse vendësit nuk do t’ia dilnin, kjo do t’ua ndërlikont­e shumë pozitat në klasifikim, ndërsa tani pas kësaj fitoreje janë në mesin e artë të tabelës. Këlcyra e ka kërkuar golin që në fillim të takimit, por ai ka ardhur vetëm në minutën e 32-të, kur Xhakollari në një moment hezitimi të mbrojtjes mike, tund rrjetën e Myrtajt. Duhet thënë se miqve u janë larguar plot 6 lojtarë nga skuadra, fillë pas takimit të humbur me Butrintin, duke i vënë shumë në vështirësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania