Panorama Sport (Albania)

Pogradeci shtang Tomorin, portieri Baçi bën heroin

“Asist” kryesueses, Pepa humb penallti

-

Tomori zhgënjen në startin e fazës finale. Pas katër fitoreve radhazi, barazon me Pogradecin në shtëpi. Ky rezultat ka zbehur dukshëm shanset e beratasve për ngjitjen direkt në elitë, pasi tashmë janë -4 nga kreu. Edhe pse kaluan shpejt në avantazh me një gol të Pepës, ishte Manellari ai që prishi festën në mbyllje të pjesës. Hero i padiskutue­shëm në këtë 90-minuëtsh ishte Mateo Baçi. Portieri i liqenorëve priti penalltinë në të 28-ën.

NDESHJA - Vendësit janë me fat kur kalojnë në epërsi qysh në fillim të lojës. Pas një pasimi të saktë të Barjamajt për Çaçon, ky i fundit futet në zonë dhe kthen një top për Pepën. Sulmuesi stopon me gjoks dhe godet, duke i çuar shifrat në 1-0. Miqtë humbasin Liçkollari­n në të 10-ën. Mesfushori dëmtohet dhe kjo u konsiderua

si një favor për Tomorin, por nuk ka ndodhur kështu. Miqtë aktivizojn­ë Pengun dhe janë sërish të rrezikshëm. Vendësit mund të shënonin në fakt në të 18-ën, por Oshafi shpërdoron i vetëm përballë portierit. Pas tri minutash provon me kokë edhe Canka, por Baçi grush

ton në korne. Portieri mik është në një formë të shkëlqyer. Fillimisht i thotë “jo” golit të Bajramajt në të 25-ën dhe në të 28-ën pret penallti. Edhe pse u nis Canka për të gjuajtur, nga pankina u vendos që t’i besohet Pepës, por ky i fundit nuk ia doli nga pika e bardhë. Nga ky moment merr

zemër ekipi pogradecar dhe luan si i barabartë me beratasit dhe insiston për golin e barazimit. Pas dy rasteve të bukura të Dragojt, në të 45ën vjen baraspesha. Pas krosimit të saktë në zonë të Abazajt është Manellari që gjuan në diagonal dhe çon shifrat në 1 me 1. Pas pushimit pritej reagimi i Tomorit, por pa rezultat. Loja vijon me sulme dhe kundërsulm­e, por Baçi është i pakalueshë­m. Miqtë zbresin rrezikshëm dy herë me Manellarin, ndërsa vendësit janë të paqartë në sulm. Edhe në pesë minutat shtesë nuk ndryshuan gjë, ndonëse Canka dhe Mezini

rrezikuan jo pak. Në fund Tomori dhe sportdashë­sit vendës dalin kokulur, ndërsa miqtë megjithëse kanë fituar një pikë që ka vlerën e fitores në aspektin psikologji­k, tashmë kanë rizgjuar shpresat për të luftuar për një nga dy vendet e para në fund të kësaj faze.

EDI SPAHIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania