Panorama Sport (Albania)

Egnatia nuk fal, leksion Besën

Shtubina dhe A.magani nderojnë kryesuesit, verdhezinj­të shuajnë shpresat për ngjitjen

- FERIZ FERIZAJ

Egnatia ka mposhtur Besën sikur të ishte një lojë shahu. Vetëm dy minuta u mjaftuan rrogozhina­sve për të thyer kavajasit. Në një ndeshje kur pati vetëm 3 raste shënimi, dy prej tyre u shndërruan në gol. Vendësit luajtën fort në mesfushë, por pa krijuar raste. Kryesuesit me këtë fitore hedhin një hap drejt elitës. Pas barazimit mes Tomorit dhe Pogradecit, skuadra e Gugash Maganit shkon +4 nga vendi i dytë.

NDESHJA - Besa zbriti në fushë me 2 mungesa të rëndësishm­e. Sulmuesi Peqini nuk luante për arsye familjare dhe qendërmbro­jtësi Kukaj ishte i dëmtuar. Egnatia nga ana e saj kishte lënë në stol dy lojtarë titullarë, portierin Hasanbelli­u dhe qendërmbro­jtësin Vogli. Përballja ka nisur e fortë, me dyluftime të ashpra. Të dyja ekipet duket se më shumë luajnë për të mos pësuar sesa për të shënuar. Me kalimin e minutave është Egnatia e cila spostohet përpara duke kërkuar më shumë fitoren. Përtej krosimeve të Çelhakës e Shtubinës, prapavija vendëse me Kacbufin e Muçën ia del të mos i lejojë miqtë. Besa preferon të kundërpërg­jigjet me daljet e mbrojtësit Perja dhe Zeqirit në krah si dhe krosimeve në zonë. Kjo mënyrë loje nuk ka efekt, pasi mbrojtja mike, me Krasniqin

në krye, fiton çdo duel ajror. Minutat kalojnë dhe raste shënimi nuk ka. Kur mendohej se kjo pjesë do të mbyllej e bardhë, në të 42-ën Shtubina u vidhet mbrojtësve kavajas dhe falë përvojës së tij shënon fare afër portierit. Rinis loja. Një nga lojtarët e Besës dëmtohet

e ngrihet ngadalë, miqtë shfrytëzoj­në epërsinë psikologji­ke dhe A.magani realizon me kokë një supergol pas krosimit të Shtubinës. Kavajasit nuk u besojnë syve dhe pjesa e parë mbyllet 0-2. Trajneri Gugash Magani freskon ekipin në të dytën, duke futur në lojë titullarë,

që i ka me shumicë në stol. Besa nga ana e saj, pas zëvendësim­it të Moqit në minutën e 44-t, hedh në fushë edhe Sefën. Miqtë aktivizojn­ë Brahimajn, Gashin, Voglin, Shytin e Lajthinë, duke dëshmuar diferencat e mëdha që stoli i Besës ka me atë të Egnatias. Besa tenton të kërkojë golin e parë, miqtë dinë të mbrohen për mrekulli dhe të mendojnë për sulmin. Do të jetë Brahimaj ai që ka rastin ideal për të trefishuar shifrat i vetëm përballë Kukës. Por, ky i fundit i thërret përvojës, duke evituar gol të sigurt. Kjo përballje nuk ka më histori.

 ??  ??
 ??  ?? Rrogozhina­sit duke festuar me tifozët që gjendeshin jashtë rrethimit të stadiumit
Rrogozhina­sit duke festuar me tifozët që gjendeshin jashtë rrethimit të stadiumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania