Panorama Sport (Albania)

Lushnja zgjohet në Peqin, Elbasani është i pashpresë

Shtylla nuk mjafton, verdheblut­ë thuajse të rënë

- FATMIR AHMETI

Lushnja “zgjohet” në Peqin. Verdhejesh­ilët mundin Elbasanin dhe ngjiten në vendin e parë të zonës “play out”. Përballë verdhebluv­e vuajtën jo pak dhe kjo duket qartë nga minuta kur erdhi goli. U desh që të futej nga stoli Vilfor Hysa, që të besuarit e Ilir Gjylës të merrnin një trepikësh gati çerekore para fundit. Elbasanasi­t janë përfundimi­sht të pashpresë, ndërsa pësuan humbjen numër 15 për këtë sezon. Ata kanë marrë rrugën pa kthim, pasi thuajse i kanë mbyllur llogaritë me Kategorinë e Parë.

NDESHJA - Takimi ka nisur pa shumë grintë. Të dyja ekipet kanë menduar më shumë të qarkullojn­ë topin dhe të fitojnë terren. Duhej pritur minuta e 27-të, që të regjistroh­ej rasti i parë. E megjithatë, Qoshku nuk ka shënjestër. Pesë minuta më pas provon Bani, por ajo gjuajtje me kokë kalon vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Vendësit zhvillojnë volum loje dhe aksione të rrjedhshme, por mungon finalizimi. Tri minuta nga fundi i pjesës së parë, Gega bën një ndërhyrje të guximshme duke ia larguar topin nga këmbët Xekës, që humbet kështu një rast ideal për të shënuar. Në pjesën e dytë, lushnjarët duken më kërkues dhe miqtë shtojnë presionin përballë një kundërshta­ri që duhet thënë se vuan shumë edhe aspektin psikologji­k të renditjes. Megjithatë, janë verdheblut­ë që për pak sa nuk shënojnë. Kita driblon

Musakun në të 66-ën dhe gjuan, por shtylla pingule i mohon golin. Pas këtij momenti, janë verdhejesh­ilët më kërkues. Trajneri Ilir Gjyla fut në fushë një sulmues me përvojë si Vilfor Hysa dhe kjo lëvizje e nderon. Ishte pikërisht ky i fundit që arrin të zhbllokojë

rezultatin pas një inkursioni personal nga krahu i djathtë. Ai arrin të tregojë klasin e tij me një goditje diagonale në minutën e 74-t. Goli i dha tjetër ritëm skuadrës mike që kërkon të vulosë rezultatin, ndërsa verdheblut­ë nuk kanë forcën e duhur për të reaguar.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur në Peqin
Çast nga ndeshja e luajtur në Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania