Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja bie në Orikum, Branica bën heroin

Vendësit mbrojnë avantazhin edhe me 10 vetë

-

Besëlidhja bie në Orikum. As fjalimi motivues i presidenti­t Gjok Noka në fugon nuk u ka bërë derman lezhjanëve. Ata janë thyer minimalish­t në transfertë, pa cenuar kreun e zonës “play out”. Vendësit i janë falur golit të Klejdis Branicës që në të 17-ën minutë dhe tashmë ka më shumë shanse për të shpëtuar.

- Besëlidhja rrezikon që në minutat e para, por mendon Muho që t’i bëjë bllokadë gjuajtjes së Bushit. Në vijim të dyja skuadrat do të shëtisnin në zonat respektive, por pa kërcënuar. Gjendja e fushës nuk ishte në parametrat

NDESHJA

e duhur dhe kjo zbehu jo pak ritmin. Futbollist­ët e kishin të vështirë të shpreheshi­n qartë dhe të shfaqnin kualitet. Megjithatë, shifrat e takimit do të zhbllokohe­shin në minutën e 17-të. Qejvani shpërthen nga e djathta dhe kroson drejt qendrës, aty gjendet Branica që shënon saktë me kokë. 1-0 dhe Orikumi feston. Pas pësimit të golit, miqtë bëhen edhe më këmbëngulë­s. Në minutën e 30-të është Bushi gjuan nga një goditje dënimi, por topi përfundon në duart e Muhos. Pjesa e parë nuk ka më surpriza. Në fraksionin e

dytë të lojës, miqtë kanë një rast të rrezikshëm. A.dibra provon me kokë në të 68-të, por sërish Muho bën shpëtimtar­in. Në minutat në vijim Besëlidhja luan më mirë, por është pa fat dhe nuk gjen dot golin. Në të 71-ën bregdetarë­t mbeten me 10 lojtarë pas dal

jes me të kuq të Tahiragës, që kryen një ndërhyrje të parregullt. U duk se gjithçka do të komplikohe­j për vendësit, por e kundërta ngjau. Ata ditën jo vetëm të mbronin avantazhin, duke marrë një fitore të çmuar në garën për mbijetesë. ERMAL SIKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania