Panorama Sport (Albania)

Veseli supergol pas 6 vitesh, Ismajli asist me... traversë

Legjionarë­t, fundjavë super edhe për Gentjan Selmanin

-

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli, është bërë protagonis­t këtë fundjavë, jo vetëm për paraqitjen në prapavijë, por edhe një sulm teksa ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij, në ndeshjen që Salernitan­a fitoi 3-0 ndaj Virtus Entelës për javën e 33-të të Serisë B italiane. Ishte minuta e 14’, kur mbrojtësi 28-vjeçar arriti ta dërgojë në rrjetë topin, me një gjuajtje shumë të fortë nga jashtë zone. Ky gol i dytë në karrierë vjen pas gjashtë vitesh, ku i pari prej tij është shënuar në vitin 2015, me Port Valen. Salernitan­a ka bërë mjaft mirë këtë sezon teksa ndodhet në vendin e tretë dhe pretendon të ngjitet në Serinë A për sezonin tjetër.

SERIA A - Specia ka marrë një fitore për infarkt, teksa ka mposhtur me përmbysje në frymën e fundit Krotonen. Këta të fundit po kryesonin deri në minutën e 88-të, me rezultatin 1-2, por në fund dolën nga fusha pa asnjë pikë. Xhulio Maxhiore vendosi baraspeshë­n në minutën e 89, ndërsa në minutën e 90+2, Erlis përmbysi gjithçka. Megjithatë, te goli i fundit, meritë të madhe kishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismalji, i cili pas një krosimi nga e majta, gjuan bukur me kokë, por topi ndalet në traversë dhe më pas kthehet si “asist” tek Erlis, i cili lehtësisht e shtyn në portë për të përmbysur gjithçka, duke i dhënë fitoren Specias, që me këtë triumf renditet në vendin e 14-të. Në fitoren 0-2 të Napolit ndaj Sampdorias, Hysaj qëndroi në stol. Në fitoren 0-1 të Lacios ndaj Veronës në minutën 90+2 me gol të Milinkoviç Saviç, tre shqiptarët, portierët Strakosha dhe Alia si dhe sulmuesi Muriqi nisën nga stoli. Ky i fundit u aktivizua nga minuta e 68-të. Gjimshiti u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen Fiorentina-atalanta 2-3. TURQI - Gentian Selmani ka zhvilluar një ndeshje të çmendur në fitoren minimale të Bolusporit në Ligën e Parë në Turqi, ndaj skuadrës së Altaj. Selmani është zgjedhur lojtari i ndeshjes me meritë, teksa arriti të priste plot 8 gjuajtje të kundërshta­rëve, ku 2 prej tyre ishin ndërhyrje vendimtare. Portieri shqiptar ishte i pakalueshë­m, pavarësish­t dominimit absolut të skuadrës së Altaj. Vendësit dominuan plotësisht me 21 gjuajtje në total, kundrejt 4 të Bolusporit dhe përqindja e topit 76% kundrejt 24%. Golin e fitores për Bolusporin e shënoi Gymyshkaja në minutën e 34’ me penallti.

 ??  ?? Frederik Veseli shënon golin e dytë në karrierë
Frederik Veseli shënon golin e dytë në karrierë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania