Panorama Sport (Albania)

Goga Basket, “dhjetë me yll”

Vllaznia thyen me 18 pikë Tiranën, Partizani dominon derbin ndaj Eagles

-

Me tri ndeshjet e zhvilluara të sh tunën, të vlefshme për javën e 10-të, Superliga e basketboll­it të meshkujve ka ulur siparin fazës së dytë. Goga Basket vijon ecurinë perfekte në këtë sezon. Pasi siguroi një vend në “Final 4” të Ligës Unike, duke qenë i vetmi ekip nga kampionati shqiptar në këtë raund, skuadra private koleksiono­i suksesin e dhjetë në Superligë, duke ruajtur edhe pathyeshmë­rinë. Triumfi i fundit nuk ishte një fitore dosido, pasi erdhi në derbi kundër rivalëve të Teutës. Të besuarit e Melzin Lazimit fituan në shifrat 79-63, duke festuar përsëri në derbin. Përtej rivaliteti­t dhe grintës së zakonshme lojtarët e Gogës e dominuan ndeshjen që prej periodës së parë. Ndërkohë, Teuta me më pak alternativ­a në stol, me gjithë përpjekjet dhe qëndresën maksimale, nuk mundi të dalë me rezultat pozitiv. Vetëm fillimi i periodës së parë ishte më i mirë për Teutën, pasi më tej Goga e mori situatën në dorë dhe e mbylli 10-minutëshin e parë me 13 pikë avantazh. Perioda e dytë u zhvillua me ritëm pak më të ulët. Goga u mbrojt mirë dhe shfrytëzoi saktësinë e lojtarëve të saj, sidomos në gjuajtjet për 3 pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim në shifrat 38-22 për vendësit. Perioda e tretë ishte shumë e luftuar, pasi Teuta provoi të reagonte dhe përmes agresivite­tit arriti t’i ngushtojë shifrat. Gorea dhe Pelisier, me 3pikëshat e tyre në fund krijuan idenë e një periode të katërt shumë të fortë. Ashtu sikurse nisi në fillim, por më pas Goga me më shumë alternativ­a nuk e kishte të vështirë ta administro­nte,

madje ta thellonte edhe më shumë avantazhin. Dokoviç (18 pikë) dhe Ramme (17) ishin lojtarët më të mirë për Gogën, ndërsa për Teutën nuk mjaftoi paraqitja fantastike nga Dukre (25 pikë). Në ndeshjet e tjera Vllaznia mposhti Tiranën 92-74, në një sfidë ku shkodranët

ishin gjatë gjithë kohës në avantazh. Kuqeblutë e mbyllën periodën e parë duke kryesuar 23-15. Tirana u fut me tjetër mentalitet në parket në periodën e dytë, të cilën e fitoi 3326, ndërsa ekipet shkuan në pushim me 1 pikë epërsi të vendësve. Vllaznia e thelloi në

5 pikë avantazhin kur kishte mbetur edhe një periodë për të luajtur. Në 10-minutëshin e fundit Tirana tregoi edhe një herë tjetër dobësi, me Vllazninë që fitoi 23-10, duke e mbyllur të gjithë takimin me 18 pikë avantazh. Amerikani Tarin me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për kuqeblutë e Methju Xhons, ndërsa te Tirana shkëlqeu Hysa me 25 pikë. Partizani mori suksesin e dytë në kampionat, sërish duke triumfuar ndaj Eagles në derbi. “Demat” fituan me rezultatin e thellë 99-93 në “Asllan Rusi”. Rajt me 22 pikë ishte lojtari më rezultativ për të kuqtë, ndërsa për Eagles më i miri ishte kapiteni Gozhdari me 16 pikë. Pasi u shpëtuan nga kampionati i anuluar për shkak të pandemisë, tashmë ekipin modest të Klarent Dedajt vetëm matematika e mban në elitë, pasi rënia një kategorinë më poshtë duket e pashmangsh­me. A.LLESHAJ/R.GJINI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania