Panorama Sport (Albania)

Shima nuk mjafton, Prestige mundet nga Vila L

MINIFUTBOL­L/ Dy herë kampionët frenojnë në ndeshjen e djeshme

-

Prestige vijon intensitet­in e lartë të ndeshjeve, teksa ditën e djeshme skuadra zbriti në fushë në kampionati­n që organizon Shoqata Shqiptare e Minifutbol­lit Amator. Por, sfida e djeshme nuk shkoi ashtu siç pritej për dy herë kampionët e këtij eventi, të cilët u mundën nga Vila L me rezultatin 4-3. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e luftuar deri në fund, por Prestige vuajti mungesat e lojtarëve kyç si Dajti apo Hysenbelli­u dhe si rrallëherë doli pa pikë. Nuk mjaftoi as paraqitja e shkëlqyer e Shimës, autori i të tre golave.

NDESHJA – Takimi startoi me luftë të fortë nga të dyja skuadrat. Pas 16 minutash lojë, Prestige gjeti avantazhin me Shimën, i cili me një goditje të bukur në formë parabole nxori jashtë loje portierin duke i zhbllokuar shifrat. Me rezultatin 1-0 në favor të Prestige mbyllet edhe pjesa e parë e takimit. Në startin e së dytës, Prestige i dyfishon shifrat. Muça jep një asit perfekt për Shimën, ky i fundit bën një finalizim prej bomberi. Megjithatë, Vila L reagon shpejt dhe arrin të ngushtojë menjëherë, duke përfituar nga vendosja e gabuar e skuadrës Prestige gjatë një goditjeje këndi, teksa sulmuesi i tyre devijon bukur me kokë nga një distancë e afërt. Prestige kalon disa çaste hutimi dhe Vila L gjen golin e barazimit pas një aksioni të rrjedhshëm. Shima rikthen Prestige në avantazh, duke finalizuar saktë një asist të Xhepajt. Megjithatë, Vila L vendos sërish baraspeshë­n duke i dërguar shifrat në 3-3. Të dyja ekipet luajnë fort në kërkim të golit, por fati do t’i buzëqeshë Vilës L, pasi në fund është një gafë e portierit Myrta që i “dhuron” fitoren Vilës L.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania