Panorama Sport (Albania)

Partizani fantastik, leksion Erzenit në finalen e dytë

Skuadra e Ylli Tomorrit, një fitore nga titulli

- ROLAND GJINI

Partizani hedh një hap shumë të rëndësishë­m në rrugën drejt titullit kampion në volejboll për meshkuj. Skuadra e trajnerit Ylli Tomorri mposhti Erzenin në Durrës edhe në finalen e dytë të “play off”-it. Ndryshe nga takimi i parë në kryeqytet që zgjati gati tri orë, sfida e dytë e zhvilluar dje në pallatin e sportit “Ramazan Njala” rezultoi më e lehtë se sa ishte parashikua­r për Partizanin. Përgjatë gjithë takimit të kuqtë shfaqën diçka më shumë se kundërshta­ri në parket. Ndërsa shijakasit e Arben Sakos mbrëmë nuk kishin mjaftueshë­m grintën dhe agresivite­tin e zakonshëm. Ekuilibri i fillimit të lojës pasohet nga momente sporadike avantazhi të secilës skuadër. Të dyja ekipet mbrojnë me kujdes dhe shfaqen shumë të matur në tentativat sulmuese, duke dashur të shmangin sa më shumë gabime. Pas pikës së 15-të Partizani fillon të fitojë terren, për të triumfuar në setin e parë me rezultatin 25-20. Në setin e dytë, pas pikëve të para kryeqyteta­sit shkëputen

lehtë, duke detyruar trajnerin Sako të marrë shpejt pushimin e parë. Por, skuadra shijakase reagon mirë dhe përmes disa pikëve radhazi, sidomos të Çullhajt, shifrat barazohen në 17-17. Vetëm kaq sepse Partizani rivendos sërish avantazhin. Skuadra e trajnerit Tomorri gabon më pak, shfaqet

më kompakte dhe tregohet më agresive. Nga ana tjetër, Erzeni tregohet më sporadik, ku hera-herës përfiton nga cilësitë individual­e, por po kaq penalizohe­t nga disa gabime radhazi. Kështu, demat e dyfishojnë epërsinë e seteve, teksa e fitojnë fraksionin e dytë 25-21. Në setin e tretë pritej reagimi

i Erzenit, por loja e shijakasve shfaq sërish të njëjtën tablo. Partizani udhëheq vazhdimish­t rezultatin, madje me më shumë diferencë sesa në dy setet e para. Ndeshja “vritet” dhe shijakasit e humbasin entuziazmi­n. Kështu, Partizani e fiton edhe setin e tretë 25-20, duke i mbyllur llogaritë në një hark kohor prej 80 minutash. Nesër skuadrat do të luajnë finalen e tretë, ku Partizanin e ndan vetëm një fitore nga trofeu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania