Panorama Sport (Albania)

Hakmerret Junajtidi, Murinjo humbet trenin “Champions”

Arsenali fiton me Shefilldin, mban gjallë shpresat

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

shtë një javë që mund ta ketë bërë akoma më tërheqëse luftën për zonën Champions, në Angli. Me Liverpulin dhe Çelsin fitimtarë të shtunën, suksesin e Uest Hemit ndaj Lestërit 3-2 dhe humbjen e Totenhemit në shtëpi kundër Mançester Junajtidit, ndoshta ky ishte edhe treni i fundit i humbur nga Zhoze Murinjo. “Spërsat” e tij përmbysen nga një Mançester Junajtid superior, shumë i motivuar pas asaj humbjeje 6-1 në “Old Trafford” në fazën e parë. Me rezultatin 0-0, “Djajve” iu anulua një gol për një goditje në fytyrë të Mektominej­t ndaj Sonit: ishte një episod që ndihmoi Totenhemin për ta përmbysur situatën, duke kaluar në avantazh pikërisht me Sonin. Por, me Pogbanë, Fernandesh­in dhe Kavanin e frymëzuar, miqtë përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Golat e Fredit, Kavanit dhe Grinudit në shtesë dënojnë Totenhemin që e shikon Championsi­n gjithnjë e më larg. Me 21 pikë të mbetura në garë dhe kaq shumë skuadra që luftojnë, do jetë i vështirë rikuperimi i 6 pikëve ndaj Uest Hemit, aktualisht vendi i katërt në klasifikim, ndërkohë që në mes janë edhe Çelsi dhe Liverpuli. Junajtid mund të thuhet se ka blinduar vendin e dytë: +7 nga Lestëri, skuadra e Solskjaeri­t konfirmohe­t forcë e dytë këtë kampionat.

NDESHJA – Rasti i parë i Junajtidit vjen në minutën e 17të, por Daier mbyll mirë Rashfordin. Kavani feston në 35’, pas një asisti gjenial të Pogbasë, por një dorë e zgjatur nga Mektominej në fytyrën e Sonit në nisje të aksionit, detyron arbitrin ta anulojë me VAR. Kalojnë 5 minuta dhe Totenhemi feston: dialog i shkëlqyer në shpejtësi të lartë Kejnlukas dhe Son kompleton veprën me një të majtë që nuk arrihet nga Henderson. Në pjesën e dytë, Junajtid është një uragan. Loris i thotë “jo” Mektominej­t, por dorëzohet në 57’, kur ai pret një goditje të Kavanit, por jo tentativën pasardhëse të Fredit. Solskjaer provon Grinudin në vend të Rashfordit dhe është lëvizje fituese. Sulmuesi i ri shërben krosimin për zhytjen me kokë të Kavanit në 79’ dhe në shtesë firmos edhe golin e tretë. Murinjo humbet për herë të parë në karrierë 10 ndeshje në një kampionat.

ARSENALI – Dy gola fantastikë të Lakazetit në minutën e 33-të dhe 85’ dhe një gol i Martinelit në pjesën e dytë, i mjaftuan Arsenalit të fitojë në fushën e Shefilld Junajtidit, skuadrës së fundit në klasifikim. “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e 45 pikëve, -9 nga Çelsi i vendit të pestë dhe mbajnë ende shpresë për një vend në Europë, edhe pse shanset janë thuajse minimale. Shpresa e tyre e vetme e vërtetë mbetet nga Liga e Europës, ku ata do kërkojnë të presin biletën në gjysmëfina­le të enjten në Pragë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania