Panorama Sport (Albania)

Siti skuadra më e shtrenjtë në botë, Guardiola, 2.1 miliardë paund në 5 vite

“Qytetarët” kanë rritur shpenzimet që kur Pep u ul në stol

-

Mançester Siti kishte faturën më të shtrenjtë të rrogave në historinë e futbollit anglez gjatë sezonit 2019-‘20 (351.4 milionë paund) dhe me shumë mundësi do ta thyejë atë edhe gjatë sezonit të pandemisë 2020-‘21, për shkak të bonuseve të lojtarëve në rast triumfi në Premier Ligë dhe ndoshta edhe në Champions. Skuadra e Pep Guardiolës, e cila është në garë për të fituar secilin nga katër trofetë këtë sezon, lufton gjithashtu edhe në gjysmëfina­len e Kupës FA dhe finalen e Kupës së Ligës kundër Totenhemit më 25 prill, edhe pse bonuset në rast triumfi në këto kompeticio­ne do të ishin modeste. Në sezonin përpara se Guardiola të vinte

STERLING, SI DE BRYJNE

në “Etihad”, fatura e rrogave ishte 197.6 mln paund, por kërceu me 23.4% në sezonin e tij të parë në stol dhe prej atëherë është rritur në mënyrë të konsiderue­shme. Në fund të këtij sezoni, shpenzimet për rrogat do të arrijnë gati dyfishin që kur Pep u ul në stol, duke shkuar në total 1.545 miliardë paund në mbi 5 vite. Dhe po t’u shtosh edhe 579 milionë paundët e shpenzuara në merkato, atëherë Siti ka investuar më shumë se 2.1 miliardë paund deri tani për transferim­et dhe rrogat e lojtarëve gjatë drejtimit të trajnerit spanjoll. Këto shpenzime janë përkthyer në dy tituj kampion në 4 vitet e fundit, plus 3 Kupa Lige, 1 Kupë FA dhe ndoshta edhe një “poker” trofesh këtë sezon. Siti ka gjithashtu edhe skuadrën më të shtrenjtë në botë, ku sipas një raporti të Observator­it të Futbollit në Zvicër, CIES, ajo sot kushton 1.036 miliardë euro (900 milionë paund kartonët e lojtarëve aktualë). GUARDIOLA – Pep bëri 7 ndryshime në formacion nga fitorja me Dortmundin në Champions mesjavën e shkuar përballë Lidsit të shtunën, ndërsa skuadra e Marselo Bielsës fitoi 2-1 edhe me 10 vetë, duke shtyrë festën e titullit për “Qytetarët”: “Kur ti fiton, je një gjeni. Kur ti humbet... Por, unë nuk kam asnjë pendesë për të gjithë lojtarët që luajtën. Të gjithë ishin fantastikë: Natan, Benxhi... Kur ti humbet një ndeshje kupton se sa e vështirë është të bësh atë që kemi bërë deri tani, duke fituar 27 ndeshje nga 28. Katër takimet e ardhshme janë si finale, në Champions, në Kupën FA dhe finalja e Kupës së Ligës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania