Panorama Sport (Albania)

Real fantastik, Zidan i jep leksion edhe Kumanit

Nga Simeone, Konte dhe Klop, sa mjeshtra të thyer

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nëse Reali i Madridit do të kishte ndërmend t’u bënte ndonjë statujë legjendave të skuadrës, i vetmi dyshim që do të kishte me Zinedin Zidanin ishte nëse do të ishte si lojtar apo si trajner. Zinedin Zidan fiton sërish një “El Clasico”, ashtu si në fazën e parë dhe arrin të thyejë një mallkim që zgjaste që nga sezoni 2007-2008, ku madrilenët nuk fitonin dy ndeshjet në La Liga. Zizu e bëri me një plan konkret loje kundër Kumanit dhe për 30 minuta ishte ndeshja 2-0. Barcelona pati qarkullim topi më shumë sesa kundërshta­ri dhe nuk lejoi shumë kombinime mes Krosit dhe Modriçit. De Jong dhe Pedri nisën që të kombinonin me njëri-tjetrin, por tabela elektronik­e në “Di Stefano” tregonte shifrat 2-0. Ashtu siç ndodhi kundër Liverpulit, Reali sulmoi zonat më të dobëta të katalanasv­e. Në krahun e Valverdes u luajt mes linjave, ndërsa në anën e Viniciusit kishte depërtime të shumta duke vënë në vështirësi Destin dhe Mingezën. Ashtu si në ndeshjen e parë, Zidan e parashikoi Kumanin që në start dhe në kundër-analizë e fitoi ndeshjen. Pas fitores 2-0, ai i “mblodhi” velat dhe u parkua përpara zonës së tij për ta “vrarë” ndeshjen me kundërsulm. Por, e mbylli me 10 lojtarë (Kasemiro me të kuq) dhe me shumë drithërima kur Barcelona sulmoi në fund dhe goditi traversën. Për pak ditë mund të jetë edhe në gjysmëfina­len e Champions-it. Të mërkurën ka një tjetër finale, një tjetër ndeshje nga ato që i pëlqejnë Zidanit dhe di mjaft mirë se si ta fitojë. Janë ndeshjet e mëdha ato që tregojnë fytyrën e vërtetë të madrilenëv­e, sepse në të voglat kanë vuajtur dhe janë eliminuar në Kupë. Trajneri i Realit po ia del hap pas hapi që t’u japë leksione të gjithë atyre që konsideroh­en si mjeshtra të taktikës. Përpara Kumanit ishte Jyrgen Klopi, i cili ia vuri fajin fushës së “Valdebebas­it” për humbjen. Në ecurinë e këtij sezoni, Zinedin Zidan ka arritur që të mundë edhe trajnerë të rëndësishë­m që konsideroh­en si mjeshtrat e taktikës. Francezi ka mundur Simeonen, Gasperinin, Konten dhe Klopin. Nuk gabon kurrë në ato sfida që konsideroh­en si finale. Të mërkurën në “Anfield” e pret një tjetër finale.

FITORJA- Ishte një triumf spektakola­r ai i së shtunës. Skuadra e Realit luante shpejt, qarkullont­e topin në çdo zonë dhe krijoi raste. Goli i parë edhe falë një depërtimi spektakola­r të Federiko Valverdes, i cili pasoi për Vaskezin dhe ky i fundit e dërgoi topin në zonë. Benzema me finte dhuron një magji. Barça nuk po reagonte dhe në një goditje dënimi Toni Kros i ndihmuar nga devijimi i Destit dyfishoi shifrat. Barcelona arriti që të luante vetëm në fillimin e pjesës së dytë pasi Kuman kaloi në skemën 4-3-3 me Grizmanin në fushë. Mingeza rihapi ndeshjen, ndërsa “Galaktikët” mund të shënonin me kundërsulm­e. Mes një rrebeshi të madh u mbyll në mënyrë dramatike, kur Moriba goditi traversën dhe trembi Realin. Lufta për titull është më e hapur se kurrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania