Panorama Sport (Albania)

Zidan lëshon alarmin: Ekipi fizikisht është në... limite

Trajneri: Arbitri nuk na ndihmoi, Benzema ka klas

-

Zinedin Zidan është shumë i lumtur për fitoren që arriti Reali i Madridit kundër Barcelonës, por jep alarmin për gjendjen fizike të skuadrës. Ai thotë se ekipi ka shpenzuar shumë energji dhe tashmë është në limite. Francezi kundërshto­n Kumanin për polemikat ndaj arbitrit.

NDESHJA - “Sigurisht që jam i lumtur. E nisëm mjaft mirë dhe morëm një fitore të merituar. Kishim shumë raste për të shënuar golin e tretë”.

KUMAN - “Secili ka mendimin e tij. Unë mendoj se arbitri nuk vërshëlleu penallti sepse nuk ishte. E rëndësishm­e për mua është ajo që bëmë në fushën e lojës. Pastaj kishte edhe momente ku vuajtëm, por Barcelona është një skuadër e madhe. Në fund të fundit nuk mund të thuash që këtë ndeshje e vendosi arbitri”.

PLANI - “Unë aktivizova një mesfushor më shumë, por e dija që Fede mund të depërtonte shpesh në zonën kundërshta­re dhe këtë e bëri në golin e parë. Është shumë i shpejtë dhe luan mirë mes linjave”. BENZEMA - “Ka shumë kualitet dhe talent. Karim është i jashtëzako­nshëm dhe gëzohem për të”. ECURIA - “Unë jam i lumtur për lojtarët. Kemi pasur shumë ndryshime dhe zëvendësim­e si Mariano, Odriozola, Isko, Marselo. Të gjithë janë të përfshirë dhe duan të luajnë. Kjo është diçka pozitive për skuadrën. Kemi 13 ndeshje pa humbje, por ende nuk kemi fituar asgjë”. SUKSESI - “Jemi të gjithë bashkë këtu dhe unë nuk i mbaj meritat e suksesit për vete. Kemi fituar bashkë”.

DËMTIMET - “Është e qartë që jemi në limite në aspektin fizik. Ishte një ndeshje shumë e lodhshme. Vaskez ka marrë një goditje të fortë”.

NAÇO - “Është një lojtar që e njeh mirë Realin. Ai është gati të luajë atëherë kur duhet. Ka bërë mirë në këto ndeshje. Të gjithë janë të përfshirë dhe kjo është e rëndësishm­e”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania