Panorama Sport (Albania)

Modriç tall Pikenë, sherr në tunel

Prapaskena pas ndeshjes në “Di Stefano”, blaugranët ofenduan Gil Manzanon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Momenti kur Xher ard Pike zbriti në fushën e lojës për të protestuar në drejtim të arbitrit Gil Manzano ishte thjesht një aperitiv për atë që pritej të ndodhte. Pavarësish­t ndërhyrjes së delegatit katalanas, Karles Naval, për të ndalur këto polemika, tensioni u shtua akoma më shumë kur skuadrat po futeshin në tunel për në dhomat e zhveshjes. Gazeta “MARCA” raporton se aty ka pasur një komunikim me tole të larta, por edhe në formë aspak të mirë. Lojtarët e Barcelonës ishin të pakënaqur me arbitrimin, mbi të gjitha për mungesën e akordimit të penalltisë në fundin e ndeshjes. Ata e kontestuan haptazi këtë vendim të arbitrit dhe filluan që të lëshonin në drejtim të tij sharje dhe fyerje. Diçka e tillë solli edhe kartonin e verdhë për Pikenë. Nga ana tjetër, lojtarët e Realit të Madridit mbetën të befasuar nga kjo mënyrë reagimi e katalanasv­e. U desh ndërhyrja e Serxho Ramosit dhe e disa futbollist­ëve të tjerë për të ndalur sulmet dhe ofendimet ndaj arbitrit Gil Manzano. “Galaktikët” mendojnë se arbitri bëri një ndeshje të mirë dhe nuk e ndihmoi aspak Realin në arritjen e kësaj fitoreje të rëndësishm­e në “El Clasico”.

MODRIÇ TALL PIKENË- Xherard Pike nxitoi menjëherë të zbriste në fushë pas përfundimi­t të ndeshjes. Fillimisht u tregua “Fair” me lojtarët e Realit duke i takuar dhe duke i përgëzuar për fitoren. Por, ky nuk ishte qëllimi i asaj zbritjeje në terrenin e lojës pas përfundimi­t të ndeshjes. Ai donte që të diskutonte me arbitrin Gil Manzano për mënyrën si e menaxhoi ndeshjen. Miëpo, aty u shfaq edhe Luka Modriç, i cili si një ujk i vjetër mendoi që të vinte në lojë Pikenë. “Po pret që të ankohesh te arbitri”, ishin fjalët e veteranit kroat, i cili bëri një ndeshje të jashtëzako­nshme. Pike nuk e priste diçka të tillë dhe u gjend i papërgatit­ur. “Pse t’u dukën normale vetëm 4 minuta shtesë”, tha Pike në drejtim të mesfushori­t madrilen. Kjo gjë shkaktoi të qeshura te ky i fundit. Thuajse të gjithë futbollist­ët e Barcelonës dhe vetë trajneri Kuman u ankuan për mënyrën se si arbitri gjykoi në “El Clasico”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania