Panorama Sport (Albania)

Kumanit nuk i del e keqja: Ishte penallti e pastër, e panë të gjithë

Trajneri i Barçës: Është më mirë ta qepim gojën

-

Ronald Kuman ishte i zemëruar me gjykimin në klasike edhe të nesërmen e humbjes së skuadrës së tij 2-1 me Realin, me polemikat që shkaktuan disa nga vendimet e gjyqtarit Hezus Gil Manzano dhe trupës së tij të arbitrave. Mëngjesin e së dielës, trajneri i Barcelonës iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë të qarta mendimet e tij pas disfatës me rivalët. “Ne kishim epërsi gjatë ndeshjes dhe patëm rastet për një rezultat më të mirë”, shkroi tekniku holandez në “Twitter”. “Por, ishim të pafat në fund me një vendim të gabuar të gjyqtarit dhe VAR-IT”. Kuman i referohej incidentit mes Martin Breithuejt dhe Ferland Mendisë në shtesën e pjesës së dytë, kur katalanasi­t pretenduan për një penallti, por gjyqtari nuk bëri me shenjë nga pika e bardhë. Kuman tha menjëherë pas ndeshjes për atë incident: “Për mua është një penallti e pastër. Të gjithë e panë atë. Nuk e kuptoj sesi anësori që është 10 metra larg, nuk e akordoi atë. Mënyra sesi Martin rrëzohej duhej të ishte një faull. Ndoshta arbitrat nuk mund ta shohin, por ne kemi VAR-IN për situata si këto. Është më mirë të mos themi asgjë tjetër për këtë. Skuadra po

bën një punë shumë të mirë psikologji­kisht”. Më pas ai shtoi: “Nëse je një tifoz i Barcelonës, je i zemëruar për shkak të vendimeve të gjykimit. Më herët unë doja të thosha se ne nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. U përmirësua­m në pjesën e dytë. Gjithçka unë kërkoj është se arbitrat t’i marrin vendimet drejt. Ndërhyrja e Mendisë ndaj Martinit ishte një penallti dhe mendoj se katër minutat e shtesës nuk mjaftuan, ndërkohë që arbitri e ndërpreu

ndeshjen për 2 apo tre minuta për të ndërruar baterinë e pajisjes së tij. Penalltia është e qartë. Por, tani duhet ta pranojmë atë dhe të qepim gojën, përndryshe rezultati do të ishte 2-2. Nuk e di përse ka VAR në Spanjë. Të gjithë e panë incidentin. Për mua është një penallti dhe të gjithë e panë. Nuk jam unë i vetmi që jam i zemëruar. Lojtarët janë gjithashtu. Këtu ka lojtarë që luajnë për shumë vite te Barça dhe nuk e di nëse ata mendojnë se kjo është diçka që ka ndodhur më shumë se një herë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania