Panorama Sport (Albania)

Bajerni i Mynihut harron të fitojë, vetëm një barazim me berlinezët

Hansi Flik: Luajtëm me një skuadër të përgjysmua­r

-

Bajerni i Mynihut ngeci në shtëpi në javën e 28-të, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Union Berlin. Një ndeshje e vakët e kampionëve të cilët luajtën pa disa nga titullarët e tyre. Trajneri Hansi Flik u detyrua të kryente një rrotacion masiv pasi do të duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit ndaj Parisit. Gjithsesi, edhe pse barazuan, bavarezët vazhdojnë ta kryesojnë kampionati­n me pesë pikë më shumë se Lajpcigu, i cili nuk gaboi në transfertë ndaj Verder Bremen.

NDESHJA - Ishin miqtë ata që kishin rastin e parë të ndeshjes në minutën e 24’ me anë të Butler. Bajerni ishte i pafuqishëm dhe rastet për shënim ishin të pakta. Pjesa e dytë nisi me një ritëm disi më të lartë për të dyja skuadrat. Kruse tentoi nga jashtë zonës, por topi përfundoi jashtë. Sane në të 65’ goditi fortë brenda zonës, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën. Tri minuta më pas ishte Myler, ai që shërbeu për Musialën brenda zonës me këtë të fundit që nuk fali nga brenda zonës duke shënuar golin e parë për Bajernin. Miqtë nga Berlini nuk u pajtuan me rezultatin dhe u hodhën në sulm për të barazuar shifrat. Në të 85’ Genter ishte pranë golit, por topi kaloi ngjitur me portën e Manuel Nojerit. Një minutë më vonë ishte Ingvartsen ai që barazoi shifrat pas një goditjeje nga brenda zonës. Në minutën e 94-t ishte Alaba ai që për pak nuk i dha tri pikët Bajernit në frymën e fundit. Austriaku u ndal nga portieri mik i cili shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. Gjithçka përfundoi me rastin e Alabas me Bajernin që nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë ndaj Unionit, i cili doli i kënaqur nga sfida me kryesuesit.

FLIK I JEP ZEMËR SKUADRËS Trajneri i kampionëve ishte shumë i irrituar pas ndeshjes edhe pse skuadra e tij nuk doli pa pikë. “Më vjen keq që pësuam një gol të tillë. Mund të kishim marrë një trepikësh shumë të rëndësishë­m në rrugëtimin tonë drejt titullit kampion. Por, nuk duhet të dorëzohemi. Djemtë bënë një ndeshje të mirë, sidomos të rinjtë të cilët treguan se mund të luajnë në ndeshje të rëndësishm­e. Bëmë më të mirën dhe në kushtet që ishim, kjo ishte më e mira. Edhe pse kjo nuk mjaftoi për të marrë maksimumin e pikëve. Është e vështirë të luash çdo tri ditë”, tha Flik që në fund foli edhe për sfidën me Parisin. “Duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e me francezët. Koha për ta përgatitur këtë ndeshje do të jetë e vogël. Por, ne duam të luajmë të gjitha kartat tona për t’u kualifikua­r. E dimë që do të jetë e vështirë, jemi Bajerni dhe sfida të tilla na motivojnë më maksimum”, përfundoi trajneri i kampionëve të Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania