Panorama Sport (Albania)

Myler: Me PSG-NË luajmë sezonin

“Ishte 1 pikë e vlefshme, tani mendjen te kualifikim­i në Champions me francezët”

-

Tomas Myler ishte op timist pas barazimit 1-1 ndaj Unionit në “Allianz Arena”. Mesfushori gjerman tha se skuadra duhet të jetojë me këtë pikë dhe të synojë të rikthehet te fitorja që nga sfida e Champions-it me Parisin. “Luajtëm me një skuadër totalisht të ndryshuar. Djemtë e rinj bënë shumë mirë dhe për këtë duhen përgëzuar. Ndoshta gabuam në vendosje duke luajtur 20 metra larg portës. Ashtu siç e thashë, ishim një skuadër e sajuar. Union bëri gjithashtu një ndeshje të mirë dhe për këtë, duhet t’i përgëzojmë. Më vjen keq që goli i barazimit erdhi pas një rivënieje anësore ku ne menduam se topi nuk kishte dalë plotësisht, por kjo tani i takon së shkuarës dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer prapa”, tha Myler. I pyetur nëse Bajerni rrezikonte titullin pas këtij barazimi në shtëpi, ai tha: “Jemi ende pesë pikë para Lajpcigut. Sigurisht që nëse do të ngecim sërish, kampionati do të komplikohe­j shumë. Lajpcigu është duke bërë një kampionat të mirë.

Ata nuk do të dorëzohen lehtësisht. Janë ende shumë pikë në lojë. Duhet të fillojmë t’i marrim gjërat më seriozisht. Duke nisur nga ndeshja e mesjavës ndaj Parisit kur duhet të shfrytëzoj­më të gjithë kapaciteti­n tonë për t’u kualifikua­r. Ne besojmë dhe tifozët duhet të besojnë gjithashtu. Ndeshje të tilla janë ato që e bëjnë futbollin të bukur. Nuk jemi dorëzuar dhe në fushë do të zbresim për ta fituar ndeshjen. Shpresoj që këtë herë fati të jetë në anën tonë”, përfundoi mesfushori gjerman.

Bajerni do të luaj të martën ndeshjen e kthimit ndaj francezëve, ndaj të cilëve humbën në ndeshjen e parë në Mynih me rezultatin 3-2. Një ndeshje që premton spektakël nga dy skuadrat që në sezonin e kaluar ishin finalistet e Champions-it. Në fund ishin bavarezët ata që fituan me një gol të shënuar nga Kingslei Koman që i dha Bajernit të Mynihut trofeun më të rëndësishë­m për klube. Ishte i gjashti në historinë e klubit gjerman ,që më pas fitoi edhe Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klube.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania