Panorama Sport (Albania)

11 fitore radhazi, Konte: Do t’i “groposja” të gjithë

Zikaltrit në krye, mbajnë distancën ndaj Milanit

- Përgatiti: LEDIO NASE

As Kaljari i 4 ish-ëve dhe i një super Vikar io nuk ka arritur të ndalë vrullin e Interit. Fitorja e njëmbëdhje­të radhazi u regjistrua në fund falë golit të "xholit" Darmian. Zikaltrit kryesues i përgjigjen kështu Milanit fitues të shtunën në Parma dhe rikthehen në kuotën +11 pikë distancë. Sardët në krahun tjetër bien 5 nga Torinoja, i katërti nga fundi dhe me një ndeshje më pak, pavarësish­t paraqitjes krenare dhe provës pozitive të debutuesit Vikario, i cili në portë zëvendësoi Kranjon (pozitiv me COVID).

INTER I LEHTË - Konte vendosi të aktivizojë Sensin (e fundit si titullar me zikaltrit më 30 shtator me Beneventon) për të skualifiku­arin Barela dhe në të djathtë preferoi Darmianin në vend të Hakimit. Në sulm, me Lukakun luajti Sançez, i cili fitoi balotazhin me Lautaron. Me mesfushën më krijuese, por edhe më të lehtë të muajve të fundit, Konte mori rrezikun sepse përpara kishte muskujt e Marinit, Naingolani­t dhe Dankanit. Jo rastësisht në fillim zikaltrit e patën të vështirë të krijonin lojë dhe kur në të 10-ën Eriksen tentoi portën, Vikario u përgjigj prezent me një fluturim të bukur. Pas 15 minutash Interi fitoi terren, edhe pse skema e Sempliçit faktikisht ishte një 5-3-2 dhe anësorët e kanë të vështirë të përcjellin aksionin. Në të 18ën, i asistuar nga Lukaku shënon Sançez, por ishte në pozicion jashtë loje. Në hapësira kaq të ngushta nevojitej një driblues dhe ata që u përpoqën më shumë ishin Sensi dhe Vesino. Më vertikal Eriksen, i cili kombinoi bukur me Darmianin, te krosimi i të cilit megjithatë Lukaku nuk arriti të devijonte. Rasti i parë i Kaljarit u regjistrua në të 39-ën, me një goditje të Naingolani­t që e detyroi Handanoviç­in për një ndërhyrje më të vështirë nga se u duk. E VENDOS DARMIAN Asnjë ndryshim në pushim dhe menjëherë Vikario protagonis­t në një diagonale të Sensit. Kaljari duroi, atëherë Interi e tentoi nga ajri, por Shkriniar te korneri i Eriksenit nuk arriti të prekte topin disa hapa larg portës. Faktikisht, 20 lojtarët në lëvizje manovrojnë përpara zonës së Vikarios, i kujdesshëm, por edhe i shpëtuar nga traversa në të 69-ën, te goditja me kokë e De Vrajit. Kur po mendohej gjysmëhapi i radhës, Interi kaloi në avantazh në të 77ën me një veprim të bukur të Hakimit të porsaaktiv­izuar, i cili i shërbeu një asist perfekt Darmianit të cilit i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë me të majtën. Në fundin e ndeshjes korniza u përmbys: ishin kryesuesit që nuk arrinin të dilnin nga gjysmëfush­a dhe rrezikuan shumë me sulmet e vazhdueshm­e të miqve. Bravo Naingolan me shokë, por perfeksion­isti Konte do të ketë shpjegime për t'u kërkuar të tijve për një tjetër shpërqendr­im final.

 ??  ??
 ??  ?? Darmian duke festuar golin me Lautaron
Darmian duke festuar golin me Lautaron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania