Panorama Sport (Albania)

Thyhet Butrinti dhe reziston Shkumbini, në Gramsh ka sherr

Peqinasit shënuan të parët me Lundraxhiu­n, por kapiteni Mirel Çota barazoi në pjesën e dytë

- LEDION QOSHKU

Kryendeshj­a e javës së 19-ë në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes Sopotit kryesues dhe Shkumbinit të vendit të dytë nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1. Ky rezultat më tepër u shkon për shtat peqinasve, pasi përtej faktit se janë një pikë më pak nga librazhdas­it, kanë një ndeshje më pak se këta të fundit dhe mund të rikuperojn­ë diferencën. Barazimi në stadiumin e Librazhdit, aty ku ura që është afër impiantit shërbeu për të ndjekur ndeshjen qindra tifozë, tregoi se të dyja skuadrat janë shumë të forta dhe të denja për t’u rikthyer në Kategorinë

e Parë. Që në minutat e para loja nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janë peqinasit që në minutën e 10-të fitojnë një goditje nga këndi, që bëhet shkas për zhbllokimi­n e rezultatit. Ramazani kroson në zonë dhe aty gjen Dakavellin,

që devijon topin më në qendër, ku Lundraxhiu i lirë gjuan me kokë dhe kalon Shkumbinin në avantazh. Vendësit nuk u besojnë syve, edhe pse në vijim krijojnë disa raste për të barazuar. Sulmuesi kryesor i miqve, Erjon Mustafaj,

detyrohet të lërë fushën pas vetëm 12 minutash për shkak dëmtimi, duke penalizuar jo pak peqinasit. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me fitoren 0-1 të miqve. Në 45 minutat e dyta është Sopoti që dikton lojën. Në minutën e 59të, Shaqir Jugu kroson në zonë për kapitenin Çota, që nuk fal me kokë dhe barazon shifrat. Goli u jep zemër librazhdas­ve. Sulmet e Sejdinit nga e majta dhe Mziut nga e djathta janë rrezik konstant për peqinasit, por nuk finalizohe­n si duhet. Edhe miqtë me Micin, Nexhën dhe Ramazanin kanë disa mundësi të arta, por portieri Alliu bëhet hero. Kësisoj, gjithçka mbyllet 1-1.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e luajtur në Librazhd, aty ku tifozët qëndrojnë mbi urë për të ndjekur Sopoti-shkumbini
Moment nga ndeshja e luajtur në Librazhd, aty ku tifozët qëndrojnë mbi urë për të ndjekur Sopoti-shkumbini
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania