Panorama Sport (Albania)

Partizani mban në “Air” Bylisin, Zhunior: Gol rekordesh, rekordesh, do të dalim kampionë

Zhunior shënon në 15 sekonda, Asani-Çinari vendosin sfidën

- VERONIK ISTREFAJ

Pas disa ndeshjesh ku re zultatet munguan, Par tizani u rikthye të tregojë forcën. Në "Air Albania" përballë Bylisit, të besuarit e Ilir Dajës, triumfuan me rezultat bindës 3-0 duke krijuar një numër të madh rastesh dhe duke dominuar kundërshta­rin në çdo aspekt të lojës. Praktikish­t, "demat" e nisën ndeshjen me gol, pasi Stenio Zhunior shënoi pas 15 sekondash lojë, ndërsa në pjesën e dytë, Asani dhe Çinari vulosën rezultatin final të sfidës. Tre gola për tri pikë, vrulli final i Partizanit drejt titullit, nisi në mënyrë të shkëlqyer.

PJESA E PARË - Takimi nisi me gol për Partizanin që gjeti shumë shpejt rrjetën. Stenio Zhunior shënoi një nga golat më të shpejtë në historinë e futbollit shqiptar. Bomberit brazilian iu deshën vetëm 15 sekonda për ta kaluar Partizanin në avantazh. Një top i kthyer mbrapa te portieri Qirko, e vuri në vështirësi këtë të fundit, që nuk arriti ta largojë siç duhet. Zhunior përfitoi, kontrolloi topin dhe gjuajti shumë bukur me të djathtën, duke mposhtur Qirkon. Më pas, furia e kuqe nuk u ndalua dhe djemtë e Dajës krijuan raste të shumta. Eraldo Çinari ishte futbollist­i që kishte shumë raste për të shënuar, por shkodranit i mungoi fati. Në të 25-ën humb një shans të artë i vetëm përballë portierit, ndërsa në të 34-ën, i mohohet një gol me të padrejtë, si pozicion i parregullt. Aksionet e Partizanit ishin shumë të shpejta e të rrezikshme, por konkretizi­mi, mungoi. Pjesa e parë pa vetëm golin e Zhunior, që praktikish­t u shënua nga tuneli.

PJESA E DYTË - Pjesa e dytë nisi me një pretendim të futbollist­ëve të Partizanit për penallti, pas një prekjeje me dorë të topit nga kapiteni i Bylisit, Ymeraliaj. Por, gjyqtari e la lojën të vazhdonte dhe Partizani menjëherë mori frenat e lojës. Për të mos lejuar që dominimi i tyre të shkonte dëm me ndonjë surprizë në fund, Daja shtyu ekipin e tij përpara që të gjenin dhe golin e sigurisë. Ky gol, erdhi në minutën e 69-të, me anë të Asanit. Pasi kishte shpërdorua­r dy raste të pastra gjatë pjesës së dytë, Çinari nuk preferon të godasë vetë, por shërben për Asanin, i cili pasi e stopon topin brenda zonës, gjuan bukur fluturimth­i me të majtën, për të ndëshkuar për herë të dytë Qirkon. Pas këtij goli, Partizani gjeti edhe qetësinë që i mungonte. Trajneri Daja më pas aktivizoi shumë futbollist­ë në fushën e lojës, përfshirë dhe Ferhan Hasanin, që duket gjithmonë e më gati. Goli i tretë, do të vinte pikërisht nga Çinari, që më në fund u duk se la pas fatin e keq që po e ndiqte. Pasi driblon këdo që i del përpara, bomberi shkodran gjuan fort me të majtën nga jashtë zone dhe pas një devijimi, arrin të gjejë rrjetën duke u rikthyer te goli. Ky gol i realizuar nga 24-vjeçari, vendosi dhe rezultatin final të takimit. RENDITJA - Tre gola për tri pikë për Partizanin kundër Bylisit, që pas këtij triumfi, merr vendin e dytë në renditje në kuotën e 47 pikëve. Para "demave", qëndron ekipi i Teutës me dy pikë më shumë, ndërsa gara për titullin kampion këtë sezon, duket se do të jetë deri në sekondat e fundit.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? PARTIZANI-BYLIS 3-0 Të kuqtë duke festuar në “Air Albania”
FOTO: F. HAZISLLARI PARTIZANI-BYLIS 3-0 Të kuqtë duke festuar në “Air Albania”
 ??  ?? Fotot: F. Hazisllari Lojtarët e Partizanit duke festuar pas golit të Asanit
Fotot: F. Hazisllari Lojtarët e Partizanit duke festuar pas golit të Asanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania