Panorama Sport (Albania)

Tirana del huq në Korçë, Laçi dhe Vllaznia pa shënjestër

“Sulmuesve u mungon besimi, ja si do t’ia dalim këtë të mërkurë në Shkodër”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia doli me një pikë nga përballja me Laçin, si ndeshje e fundit për fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Nëse një pikë në transfertë me një rival direkt mund edhe të pranohet, nga deklarata e trajnerit të kuqebluve vihet re mospranimi i manovrës sulmuese dhe mungesa e besimit të shfaqur prej lojtarëve për të finalizuar. Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, Brdariç ka deklaruar se trajneri Duro i surprizoi me vendosjen në fushë, ndërsa është shprehur që ka besim se do t’ia dalë të mërkurën në gjysmëfina­len e Kupës në “Loro Boriçi”.

NDESHJA – Trajneri përshkroi taktikën që kishte përzgjedhu­r dhe komentoi interpreti­min në dy fazat e lojës. “Si fillim dua të kompliment­oj lojtarët, pasi në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë. Në këtë ndeshje jemi munduar që të luajmë me kundërsulm­e. Këtë zgjedhje kishim bërë taktikisht për ndeshjen dhe jam i lumtur që vepruam kështu. Nga ana tjetër, shpërdorua­m në sulm. Për këtë, them se na duhet që të punojmë më shumë, pikërisht për fazën ofensive”, tha fillimisht Brdariç.

SULMUESI SISE – Në komentin për sulmin, Brdariç vlerëson Sisenë, por pranon që ka ende vend për përmirësim: “Jam i kënaqur me performanc­ën e tij, pra me mënyrën si ka luajtur. Ka qenë e vështirë për të që të përballet me 3 lojtarë të fortë në lojën në ajër. Duhet të punojmë më shumë, por gjithsesi jam i lumtur në përgjithës­i me skuadrën”.

SKEMA E LAÇIT – Numri një i pankinës së Vllaznisë pranoi edhe se homologu i tij e “fitoi” përballjen taktike: “Mendonim se Laçi do të luante me 3 në prapavijë, ndaj e zgjodhëm këtë variant taktik. Megjithatë, ne kemi qenë të balancuar. Ajo që mund të them se nuk shkoi si duhet, është se kemi vuajtur shumë në finalizim, nuk kemi qenë efektivë dhe për këtë duhet të punojmë shumë”, vijoi trajneri kuqeblu.

KUPA – “Kampionati është i vështirë. Ne kemi bërë një sezon të mirë, pasi skuadrat kanë qenë shumë të përgatitur­a në fazën e tretë. Neve na mungon finalizimi, na mungon besimi te lojtarët e sulmit. Dhe kur të mungon besimi, gjërat nuk bëhen të lehta. Duhet të vertikaliz­ojmë më shpejt. Kjo është ajo që duhet të bëjmë të mërkurën në Kupë. Megjithatë, ne jemi gati për këtë ndeshje dhe mendoj se mund t’ia dalim”, ka deklaruar Brdariç pas barazimit 0-0 në Laç.

 ??  ??
 ?? Fotot: F. Hazisllari ?? Takimi mes Brdariçit dhe Duros para ndeshjes
Fotot: F. Hazisllari Takimi mes Brdariçit dhe Duros para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania