Panorama Sport (Albania)

Dinamo përmbys Korabin, Egnatia nis arratinë

Dibranëve nuk u mjafton Marku, Dida lë në baltë ekipin pas sherrit

- FATMIR ZHUZHI

Dinamo përmbys Korabin. Kryeq ytetasit morën një fitore për infarkt në fund dhe tashmë janë të dytët në renditje. Xhixhiua dhe Uelber zhvlerësua­n golin e Markut, duke u dhënë një trepikësh të çmuar bluve. Ka qenë një ndeshje e bukur ajo në Peshkopi, ku nuk mungoi edhe tensioni. Pas një pjese të parë të balancuar, e dyta u bë flakë dhe sidomos çerekorësh­i i fundit. Një grusht i Bekim Didës në zonë ndaj Mustafa Xhixhiuas solli direkt të kuq dhe me një lojtar më shumë të besuarit e Olsi Ukut kthyen edhe rezultatin.

NDESHJA - Korabi e nis me vrull dhe pa kaluar 2 minuta është Skuka që kërkon golin, e megjithatë Bakaj është i pakalueshë­m. Në të 15-ën zgjohen miqtë. E administro­jnë mirë lojën dhe vizitojnë shesh portën e Mëhidrit. Gjithsesi, kjo pjesë e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. E dyta nis mirë për vendësit. I përhershmi Skuka merr një inkursion nga e majta, por në fund pengohet nga një mbrojtës mik. Goditje dënimi që realizohet nga Mziu, po mbrojtja blu largon topin nga zona. Insistimi i vendësve gjen rezultat në të 58-ën. Mziu harkon një top perfekt për T.markun dhe sulmuesi nuk e pati të vështirë ta shtynte në rrjetë dhe 10.

Festojnë futbollist­ët, por nuk mungon edhe një incident mes Fehmi Mziut dhe Ermal Barushit, aq sa kryesori detyrohet që t’i japë të kuq administra­torit të dibranëve. Kur këta të fundit kërkonin golin e sigurisë, është shtylla që ia mohon në të 67-ën. Në të 74-ën ka një tjetër incident, çka ia bën “malore” Korabit. Dida godet me bërryl Xhixhiuan dhe aty nis sherr mes ekipeve. Kryesori i tregon të kuqin qendërmbro­jtësit dhe rrjedhimis­ht vendësit mbeten me 10

futbollist­ë. Dinamovitë­t shfrytëzoj­në superiorit­etin numerik dhe në të 82-ën barazojnë gjithçka. Da Silva harkon një top në shtyllën e dytë dhe Xhixhiua me kokë nuk fal për 1 me 1. Kërkojnë të kundërpërg­jigjen vendësit, por janë të pafuqishëm. Atë që nuk e bëjnë dot dibranët, e realizojnë miqtë një minutë para përfundimi­t të krejt takimit. Është sërish Da Silva që shërben nga i njëjti pozicion dhe këtë herë gjen Uelberin në zonë, që me kokë është i pagabueshë­m dhe 1 me 2.

 ??  ?? Dinamo duke festuar në dhomat e zhveshjes
Dinamo duke festuar në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania