Panorama Sport (Albania)

Zgjedhjet në KOKSH, Duka sulmon Fidel Yllin

“Kundër statutit, iniciatorë­t do të kallëzohen penalisht”

-

Presidenti i FSHF-SË, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një letre publike për zgjedhjet në KOKSH, të cilat do të mbahen më 17 prill. Ai e ka konsiderua­r politizim të skajshëm këtë asamble, duke kritikuar kandidatur­ën e Fidel Yllit, njëherazi edhe kandidat për deputet në Tiranë më 25 prill. Duka u ka bërë thirrje që të votojnë të gjithë dhe të mos ushtrohet presion politik mbi ata që kanë të drejtë vote, duke lënë të kuptohet se ka nisur një “luftë” e nëndheshme tashmë. Kujtojmë se për pozicionin e presidenti­t të KOKSH kandidojnë edhe Artan Shytaj (i propozuar nga FSHF) dhe Martin Biba, ish-president i Federatës së Mundjes si dhe Vojo Malo, presidenti në detyrë i KOKSH.

LETËR PUBLIKE E KREUT TË FSHF-SË “Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimi­n e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore.

Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikish­t në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtu­ar përfshirje­n në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e Ps-së. Ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohe­t si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë.

Opinioni sportiv është njohur me tentativën e një komisioni anonim, që kërkon të ndikojë në procesin zgjedhor duke përjashtua­r nga kandidimi dhe votimi indi

vidë dhe 23 federata anëtare të KOKSH. Kjo është një tentativë jostatutor­e që synon të ndryshojë votuesit dhe listën e kandidatëv­e për t’i hapur rrugë manipulimi­t të zgjedhjeve. FSHF dëshiron t’ua bëj të qartë iniciatorë­ve të këtyre veprimeve se, nëse vazhdojnë me këto veprime, do të kallëzohen penalisht në gjykatë.

FSHF i fton të gjithë anëtarët e KOKSH që të përdorin të drejtën e tyre të votimit për të ndryshuar historinë e deritanish­me të kësaj organizate dhe për ta rikthyer atë në rrugën e ligjshmëri­së.

Nëse dikush mendon se mund ta përdorë presionin politik mbi anëtarët e asamblesë apo se mund të manipulojë zgjedhjet, atëherë le të bëhemi bashkë për të treguar forcën dhe vullnetin tonë në dobi të sportit dhe drejtësisë.

KOKSH është organizata jonë dhe jo e atyre që e kanë marrë peng politikish­t dhe duan të vazhdojnë ta mbajnë peng edhe në të ardhmen. Armand DUKA President i Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruhet në letrën publike të Armand Dukës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania