Panorama Sport (Albania)

Super-kukësi, Eze: Dua Shqipërinë

Sulmuesi nigerian “asfalton” Kastriotin: Gati të vishem kuqezi

- BUJAR BALLIU

Patrik Eze është rikthyer me një dopietë pas gjashtë ndeshjesh shterpësi dhe i ka dhënë fitoren e qetësisë skuadrës së Kukësit, e cila largon edhe “hijet” e mbijetesës pas fitores bindëse ndaj Kastriotit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”...

Pas fitores bindëse ndaj Kastriotit me rezultatin 0-3 në stadiumin e qytetit të Kamzës, në mikrofonat e “Supersport” u shfaq trajneri i Kukësit, Mirel Josa, i cili analizoi këtë takim. Sipas tij, ky është një trepikësh çlirimi, sepse verilindor­ët nuk fitonin prej shtatë takimesh dhe në këto javë ata e kishin komplikuar situatën. “Është një fitore qetësie, është një fitore bindëse për ne. Ndeshja do të merrte një rrjedhë tjetër nëse do të kishte shënuar Kastrioti. Goli që shënuam ne, na krijoi besim. Kemi bërë momente loje të mira. Kemi luajtur edhe shumë dobët. Kam parasysh ndeshjen me Skënderbeu­n që ishim duke kryer lojë fituese, ishim më efikasë”, tha në fillim Josa. Nga ana tjetër, trajneri ka mbetur i kënaqur edhe nga loja e skuadrës. “Mua më intereson vazhdimësi­a, sepse kemi fituar edhe ndeshje të tjera, por kemi humbur ato pasardhëse. Janë ndeshje të forta të gjitha, i kemi kaluar këto sfida edhe një fazë me stolin e Kukësit, këtë e them edhe nga kompaktësi­a e futbollist­ëve. Unë nuk mund të them që lojtarët nuk kanë qenë të impenjuar, mungonte pak besimi, unë e thashë edhe më parë që nëse skuadra kundërshta­re shënonte, ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër ndeshja. Siç priti rastin Tafa, edhe ne patëm rast me Ibraimin, i cili nuk realizoi. Pas golit ne u qetësuam dhe qarkulluam topin”, vazhdoi më tej ai. Paratë janë problemi kryesor në ekip dhe Josa tërthorazi e pranon këtë problem. “Janë disa probleme të klubit. Ne si staf duhet të jemi të përgjegjsh­ëm se çfarë duhet të bëjë skuadra, ndërsa klubi është punë tjetër. Duhet mbajtur zinxhiri se po u këput, nuk bëhet më pastaj. Mua më intereson se çfarë problemesh ka skuadra ime. Lojtarët e mi e kanë vërtetuar gjatë gjithë javës se dëshironin maksimumin”, mbylli trajneri i Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazisllari ?? Çast nga ndeshja e së shtunës KASTRIOTI-KUKËSI 0-3
Foto: F. Hazisllari Çast nga ndeshja e së shtunës KASTRIOTI-KUKËSI 0-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania