Panorama Sport (Albania)

Daja: Fitore bindëse, ja si shkojmë te titulli

-

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e djemve të tij përballë Bylisit. Pas fitores 3-0, kreu i pankinës së kuqe tha se i pëlqeu fryma e grupit, si dhe veprimet teknike në fushën e lojës. Për "Supersport", strategu kryeqyteta­s foli dhe për titullin kampion, ku u kërkoi të tijve të marrin ndeshjet një e nga një.

NDESHJA - "Më pëlqeu fryma e grupit, qoftë për sa i përket shpirtit të skuadrës, por edhe dëshirën që kishim si skuadër dhe veprimet tekniko- taktike. Na vjen mirë, që u kthyem te fitorja me rezultat bindës. Mund ta kishim zgjidhur më shpejt ndeshjen. Pothuajse i gjithë ekipi funksionoi. Merita ishte e atyre që ishin në fushë dhe atyre që ishin në bankinë".

BUBA - "Mungesa e Hasanit në aktivizim, ka të bëjë me dëmtimin që ka pasur. Është java e dytë që stërvitet me grupin. Në momentin që do të ketë gjendje të mirë fizike, do të shtohet dhe minutazhi i lojës. Duhet të mos kthehemi prap me dëmtimet. Eksperienc­a dhe bagazhi i tij do na vlejë. Mund ta përdorim edhe në pozicion tjetër".

KUNDËRSHTA­RI - "Bylisi ka një ekip për t'u përshëndet­ur. Nuk është e lehtë fitorja me Bylisin. Unë nuk e dija, por më thanë që kishte 7 vjet që Partizani nuk fitonte në shtëpi. Bylisi është një ekip që nuk është e lehtë ta mundësh, për mënyrën se si ka zgjedhur ta interpreto­jë futbollin. Patëm vështirësi për të shkuar te goli i dytë. Kur krijon kaq shumë raste, trajnerit nuk i ngel gjë peng. Më kënaqi fakti që lojtarët ishin shumë herë më altruist, ishin në shërbim të njëri-tjetrit. Kjo është shumë pozitive".

GABIMET - "Nëse do të ndërtosh fazën e sulmit nga mbrojta, ka një farë risku, të gjithë gabojnë. Është e rëndësishm­e që ata nuk gabuan në vazhdimësi. Sot është java e 27-të dhe pothuajse mbrojtësit nuk kanë bërë gabime. Është e pranueshme".

TITULLI - "Nuk duhet të bëjmë lojën që një fitore dhe do të shkojmë te titulli dhe një barazim do të rishikojmë objektivin. T'i marrim ndeshjet një nga një. Nëse luajmë të gjithë grup, gjërat i kemi në vijë, në të kundërt do të shkojmë prapë drejt barazimeve. Gabimet në këtë fazë pothuajse nuk lejohen". RIVALËT - "Ekipi që na hap më shumë punë është ekipi i radhës. Nuk ka ndeshje të lehta. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Nëse nuk e vlerëson kundërshta­rin, besoj do të bëjmë gabimin më të madh. Me 5 ekipet e para kemi 2 fitore mangët dhe 2 më tepër. Kemi mungesë pikësh me ato ekipe që janë nga mesi dhe fundi i tabelës. Të gjitha ekipet janë të vështira".

TIFOZËT - "Duke qenë se nëpër stadiume mungojnë tifozët, nuk e vështirëso­n aq shumë transfertë­n. Ndeshjet janë pothuajse njësoj. Siç erdhi Bylisi sot dhe luajti futboll të mirë, ashtu do të shkojmë edhe ne në transfertë. Mungesa e tifozerisë e bën transfertë­n dhe fushën vendase të barabartë", u shpreh Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania