Panorama Sport (Albania)

Çinari dhuron mbathjet, portieri Qirko godet kokën pas gafës

-

Partizani u rikthye për të luajtur në kryeqytet, në takimin kundër Bylisit, i vlefshëm për javën e 27-të. Kjo sfidë u luajt në stadiumin "Air Albania" dhe "Panorama Sport" ju sjell pikantet e kësaj sfide.

* Takimi nis tre minuta me vonesë dhe tabela e Kategorisë Superiore nuk ndihmoi aspak në këtë vonesë. Kjo pasi punëtorët harruan ta largonin, me futbollist­ët që ua kujtuan.

* 15 sekonda dhe Partizani në avantazh, pas një gafe të portierit Qirko. Gardiani i Bylisit nuk është aspak i kënaqur me veten e tij dhe godet kokën me doreza. * Start për t'u harruar për skuadrën e Bylisit dhe trajneri Dovedan, me të drejtë është i acaruar me të tijtë. Strategu shihet teksa lë zonën e tij teknike dhe është gati për t'u futur në fushë, teksa gjyqtari i katërt e ndalon dhe mundohet ta qetësojë.

* Nga ana tjetër, trajneri Daja shihet më i qetë, por në një moment, e humb durimin me Brojën dhe Bardhin. Trajneri i Partizanit u kërkon dy mesfushorë­ve të luftojnë më shumë për topin e parë.

* Bardhi nuk i pason për një moment dhe Asani acarohet: "Paso topin mo!" Daja i kthehet mesfushori­t të tij: "Lërë ti, i flas unë", me Asanin që më pas i kërkoi falje. * Anësori i Bylisit, Ntepe, humbet një top në një zonë të rrezikshme dhe Partizani ishte pranë golit. Pas përfundimi­t të aksionit, Dovedan i bërtet dhe i drejton gishtin lojtarit të tij, i cili i kërkoi falje.

* Tribuna e "Air Albania"-s kishte disa të pranishëm, që u shtuan me kalimin e minutave. Kjo gjë, u vu re pas golit të dytë të shënuar nga Jasir Asani, që për një moment, u duk një festë e një stadiumi të mbushur plot.

* Në fund të sfidës, futbollist­ët e Partizanit u japin fanellat të pranishmëv­e në tribunë, ndërsa Çinarit i marrin edhe mbathjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania