Panorama Sport (Albania)

Stenio Zhunior: Titulli është I yni

"Më pëlqen Vlora, Plazhet me kujtuan Brazilin. Dua edhe 9 gola deri në fund"

- VERONIK ISTREFAJ

Stenio Zhunior është emri më i përfolur në futbollin shqiptar pas javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Në takimin kundër Bylisit, bomberi brazilian shënoi pas 15 sekondash lojë, një prej golave më të shpejtë në historinë e futbollit shqiptar. Ky ishte goli i dytë i Zhuniorit me fanellën e Partizanit dhe për "Panorama Sport", sulmuesi shprehu lumturinë e tij për mënyrën se si gjërat po shkojnë për të te skuadra e Partizanit. Gjithashtu, Zhunior foli edhe për ambientimi­n e tij në Shqipëri, duke thënë se kryeqyteti i pëlqen, por për shkak të pandemisë nuk ka dalë shumë, teksa theksoi se qyteti i Vlorës i pëlqen shumë, pasi me plazhet që ka i kujton Brazilin, vendlindje­n e tij. Për objektivin titull? Zhunior ka besim maksimal që në fund do t'ia dalin.

Stenio, ishit lojtari më i mirë në fushë. Si do ta përshkruan­it performanc­ën tuaj?

Jam shumë i lumtur me performanc­ën time. Në këtë moment, gjëja më e rëndësishm­e është marrja e tri pikëve dhe atmosfera e ekipit, e cila është shumë e mirë pas kësaj fitoreje. Sa i takon ndeshjes, i gjithë ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, bënë të gjitha gjërat që u kërkoi trajneri. Në fund, rëndësi kanë vetëm tri pikët.

Shënuat brenda 15 sekondash, a është ky goli më i shpejtë në karrierën tuaj?

(Qesh) Po, është goli më i shpejtë në karrierën time, jam jashtëzako­nisht i lumtur. Nuk kisha shënuar kurrë kaq shpejt. Të shënosh në minutën e parë, është shumë e rëndësishm­e për një sulmues, pasi të jep vetëbesim dhe të jep forcë për vazhdimësi­në e ndeshjes. E ndoqët portierin deri në fund, me besimin se do të gabonte. Kur topi shkoi në këmbët tuaja, çfarë menduat në ato momente?

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk e di. Ishte instiktive gjithçka. Topi erdhi tek unë, më pas e dija çfarë duhet të bëja. U mundova ta bëja sa më shpejt kontrollin e topit, më pas gjuajta me të djathtën dhe po, topi shkoi në rrjetë. Ndodhi shumë shpejt.

Keni shënuar dy gola deri më tani me Partizanit. Do të dëshironit të kishit shënuar më shumë apo jeni i lumtur me ecurinë deri Po, më jam tani? shumë i lumtur me ecurinë time deri më tani. Por, duhet ta them, duhet të kisha shënuar më shumë. Kështu që do të bëj më mirë, pasi nuk kam qenë në 100%. Shpresoj të jem në formë optimale sa më shpejt. Dua me patjetër që të shënoj më shumë dhe të jem kampion në fund të sezonit. Me Asanin dhe Çinarin, dukeni një treshe perfekte...

Çfarë mund të them për këta dy futbollist­ë? Janë të shkëlqyer! Janë lojtarë që bëjnë diferencën, janë në majë të futbollit shqiptar. Kur luan me ta, është shumë e thjeshtë. Shpresoj që edhe në ndeshjet e mbetura, të jemi në këtë formë siç ishim sot (dje).

Partizani ka dy pikë më pak se Teuta. Me 9 ndeshje deri në fund, do të jetë Partizani kampion?

Po, nëse ne bëjmë të njëjtën lojë siç bëmë kundër Bylisit, kam besim se do të jemi kampion. Do të jetë e vështirë, pasi Laçi, Teuta dhe Vllaznia kanë ekipe cilësore. Por, do të luftojmë deri në fund, me besim dhe me punë.

Përveç golit, bëtë një ndeshje të shkëlqyer, me driblime dhe duke treguar forcën. Ju ka kërkuar Daja të jeni kaq agresiv në sulm?

Ma ka kërkuar Daja që të jem agresiv, të tërheq ekipin përpara. Kur zbres në fushë, duhet të bëj atë që Daja dëshiron. Ai më ka dhënë mundësinë të jem në qendër të sulmit dhe më duhet të jem konstant me paraqitjet e mia, sepse nuk mund ta zhgënjej. Janë 9 ndeshje shumë të rëndësishm­e, nuk na lejohen më gabime. Duhet të luftojmë deri në fund për Stenio, t'i fituar ta këto lëmë ndeshje. pak futbollin duket Shqipëria, mënjanë. Si jeni po përshtatur ju jeni këtu? në këto tre muaj që

në Nuk pandemi di si dhe ta them, nuk kemi jemi dalë shumë. Shumicën e kohës, e kam kaluar me familjen, brenda në shtëpi. Por, Tirana më pëlqen. Shqipërinë e kam vizituar dhe para 3-4 vitesh, isha në Vlorë. Më pëlqeu shumë, plazhet atje më kujtuan Brazilin (qesh).

Tifozët e Partizanit, duan t'ju shohin në fushë së bashku me Ferhan Hasanin, siç keni qenë dikur te Shkëndija. Sa shpejt mund t'ju shohim së bashku?

Nuk është gjithçka për mua dhe Hasanin, jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një grup shumë të fortë. Megjithatë, dhe unë dua që të luaj sa më shpejt me Ferhanin.

Nëntë ndeshje deri në fund? Sa gola do të shënojë Zhunior?

Shpresoj që 9 gola (qesh). Nuk e di, nuk e di. Thjesht dua që të fitojmë titullin kampion, golat vijnë në plan të dytë për mua. Dua që të marrim vetëm fitore, nëse shënoj unë, është patjetër një plus për mua.

Cilën skuadër sheh Stenio Zhunior si rivalen kryesore të Partizanit për titullin kampion?

Duhet të mendojmë si një skuadër e madhe, jemi një skuadër e madhe dhe të fokusohemi vetëm te vetja. Nuk duhet të shohim ekipet rivale, e thashë që janë ekipe me cilësi, por më e rëndësishm­ja është që të fokusohemi te ndeshjet tona dhe të marrim tri pikët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania