Panorama Sport (Albania)

Partizani B likuidon Veleçikun, debuton Hasani

-

Veleçiku nuk di të fitojë. Humbja e 4-t radhazi i zhyt edhe më keq në fundin e renditjes. Koplikasit nuk ia dolën dot as përballë Partizanit B, ndonëse luanin në “Reshit Rusi”. Të kuqtë ishin dukshëm më superiorë dhe nga një gol për çdo pjesë u dha pikët dhe rrjedhimis­ht shpresa për mbijetesën. Edhe pse vendësit nuk kanë mundur dot të gjejnë portën kundërshta­re, pjesa e parë e lojës ka folur për ta. Në të 12-ën Shekaj mund të kishte kaluar në avantazh të tijtë, por ka shpërdorua­r. Në të 17-ën pretendojn­ë për një 11-metërsh pas një topi të prekur me dorë, por nuk ka qenë i këtij mendimi kryesori Ferataj. Presingu vazhdon me Rrustemajn e Zarajn në të 19-ën dhe 22-ën, por pa rezultat. “Demat” zgjohen në të 26-ën, e megjithatë golin e gjejnë në të 33-ën. Vjerdha nuk merret vesh me mbrojtjen dhe Bërdufi nuk e ka të vështirë t’i kalojë të tijtë në avantazh, 01. Më pas, janë vendësit ata që kërkojnë të baraspesho­jnë rezultatin, por Ujka dhe Zaraj nuk ia dalin. Me këtë rezultat dy ekipet shkojnë në pushim të ndeshjes. Në pjesën e dytë era e fortë ka qenë në favor të koplikasve, por nuk kanë ditur ta shfrytëzoj­në. Ata kanë

vazhduar të shpërdoroj­në pa fund. Atë që s’e bëjnë vendësit, e realizon Partizani B. Pas një kundërsulm­i në krahun e majtë në të 54-ën vjen edhe goli i dytë për të kuqtë me autor Zanin. Takimi nuk ka më histori. Edhe pse trajneri Rrustemaj kreu dy zëv

endësime me shpresë të ndryshonte diçka në lojën e të tijve, por pa rezultat. Në të 68-ën ka minuta edhe për Edon Hasanin, që zë vendin e “bomberit” Odeon Bërdufi. Shkodrani debuton me ekipin B, madje mori edhe shiritin.

BASHKIM RAMEKAJ

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania