Panorama Sport (Albania)

Konte: Po të luaja edhe unë, I "varrosja" të gjithë

-

Ishte një Antonio Konte rrezatues ai që u prezantua për mikrofonat e "DAZN" pas ndeshjes. I treguan disa prej lojtarëve që po stërvitesh­in në fushën e "San Siro"-s dhe trajneri, i buzëqeshur, shpjegoi: "Këto imazhe tregojnë se nuk i lëmë asgjë rastësisë. Janë lojtarë të jashtëzako­nshëm, pas ndeshjes stërviten… edhe pse u dhashë një ditë më shumë pushimi. Vetëmohimi dhe sakrifica tregojnë shumë për dhomat e zhveshjeve të Interit".

PUTHJA E TRAJNERIT - E pyesin për puthjen për Hakimin dhe atë vrapim pas golit të Darmianit: "Unë jam në intensitet të lartë përgjatë gjithë ndeshjes, ishte një sprint për të 'përqafuar' sforcon e lojtarëve. Mendoj se duhen shpërblyer. Me përqafimin, sigurisht, por edhe me puthjen që i dhashë Hakimit. Unë e konsideroj veten si vëllai i madh, nuk kam turp të them se me raste i puth. Jam gati të hidhem në zjarr për ta. Hakimi e meritonte, po ashtu si Darmian". Më pas trajneri vazhdoi me analizën e situatës në klasifikim: "Ndeshjet fillojnë të pakësohen dhe çdo fitore vlen dyfishin, e përsëris prej disa kohësh. Dje (të shtunën) Milani fitoi dhe për ne ishte e rëndësishm­e të mbanim të palëvizura distancat. Jemi mësuar me këtë situatë: të gjendemi gjithmonë nën presion, të luajmë për të fituar. Jam shumë i lumtur për rrugëtimin që kemi nisur me këta djem, në harkun e dy sezoneve jemi rritur shumë, në të gjitha pikëpamjet. Gjithçka ndahet në grup. Kemi përjetuar ndoshta momente më pak të lehta, si lojtarë të mëdhenj kemi dalë edhe nga situata jokomode. Po të mund të luaja do të jepja kontributi­n tim, nuk zbres në fushë vetëm sepse do t'i 'varrosja' të gjithë".

TITULLI PRANË - Flitet për numrin së prapthi, për titullin një hap larg... "Një numërim së prapthi në thonjëza. Duhet të luajmë për të fituar, të jemi gjithmonë me pedalin e shtypur, nuk na lejohen llogari, nuk dua unë t'i bëj. Më pëlqen shumë të fitoj, dua t'u përcjell këtë mentalitet edhe lojtarëve. Po nisim të shikojmë finishin, por nuk është arritur. Duhet të vazhdojmë të fitojmë". Kur rezultati ishte 0-0, vendosi të mos aktivizont­e tre sulmues: "Në raste të tjera ka ndodhur, por zakonisht kur Sançez është në stol, sepse është lojtari që në 15 minutat e fundit ndryshon skenarin. Ndër të tjera i bëj kompliment­et e mia Vikarios, që ishte në debutim, për sigurinë që tregoi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania