Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 - Praktikish­t pa punë ditën e djeshme. Mban portën të paprekur me një administri­m të zakonshëm.

SHKRINIAR 6 - Edhe një herë tjetër paraqitje pa njolla në prapavijë për qendërmbro­jtësin sllovak. DE VRAJ 6,5 - Dominon në qendër të mbrojtjes dhe "qeth" edhe shtyllën në një rast avancimi në sulm. BASTONI 6 - Administri­m i sfidës edhe për të, si kapiteni. Sulmuesit e Kaljarit i krijojnë pothuajse zero rreziqe.

DARMIAN 7 - Shtyu shumë në të djathtë dhe u tregua i rrezikshëm që në pjesën e parë: në të dytën autografoi golin e fitores. Heroi.

ERIKSEN 6,5 - E detyroi Vikarion në një superpritj­e në pjesën e parë dhe në përgjithës­i ishte më i kthjellëti në shpërndarj­en e topit (nga 81' Galjardini pa notë).

BROZOVIÇ 6,5 - "Motor" i Interit si në çdo ndeshje të këtij viti. Sezoni i mishërimit absolut për kroatin.

SENSI 6 - Provë e mirë e mesfushori­t zikaltër në terma cilësie dhe sasie. Sinjale inkurajues­e, megjithatë, pas një kalvari të gjatë (nga 81' Vesino pa notë).

JANG 5,5 - Nuk ishte faktor në korsinë e tij dhe Konte e zëvendësoi me të drejtë kur duhej kaluar te faktet (nga 70' Hakimi 7 - Është lojtari që i dha zgjidhje: nga një sprint i tij i ndjekur nga një asist milimetrik lindi goli i fitores. Dominues).

LUKAKU 6 - Dje e mori pushim nga golat dhe asistent për t'u vendosur plotësisht në gatishmëri të skuadrës, deri në frymën e fundit.

SANÇEZ 5,5 - Më i gjalli nga të tijtë që në start: bujar, por jo i qëndrueshë­m (nga 69' Lautaro 5,5 - Hyrje jopozitive e "Demit"). Trajneri KONTE 6,5 - E zgjidhi me zëvendësim­et, duke aktivizuar në momentin e duhur Hakimin. Përgjigje të mira nga Erikseni dhe Sensi e në përgjithës­i ekziston ndjesia se ky Inter luan me pilotin automatik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania