Panorama Sport (Albania)

Latifi: Jam shumë afër Vllaznisë

Kontratë 2-vjeçare për 10 mijë euro në muaj, kuqeblutë fitojnë duelin me Tiranën për kosovarin

- ADMIR URUÇI

Nuk është thjesht një hipotezë, Liridon Latifi mund të quhet goditja më e madhe e Vllaznisë në merkaton e verës. Edhe pse mbetet për t’u hedhur vetëm firma nën kontratë dhe pastaj të bëhet prezantimi i sulmuesit të krahut me fanellën kuqeblu, sot klubi mund të zyrtarizoj­ë marrëveshj­en, pasi Latifi pritet të mbërrijë në Shkodër për të diskutuar detajet e fundit. Lajmin e konfirmon ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” vetë futbollist­i që shkëlqeu në kampionati­n shqiptar me Skënderbeu­n dhe më pas fitoi një vend në Kombëtare. “Po, jemi shumë afër marrëveshj­es. Megjithatë, zyrtarisht nuk është ende asgjë e kryer”, ka sqaruar dje për gazetën 27-vjeçari nga Prishtina.

PRAPASKENA­T - Prej ditësh drejtuesit e klubit shkodran janë në bisedime me kosovarin. Në fakt, një ofertë konkrete Latifi e kishte marrë nga Tirana, por bardheblut­ë nuk mundën t’ia plotësonin kërkesat. Në këto kushte, në lojë u fut Vllaznia, teksa burime të gazetës, tregojnë se shkodranët i kanë ofruar lojtarit një kontratë 2-vjeçare, me një pagë që shkon 10 mijë euro në muaj dhe mund të shtohet për shkak të bonuseve në rast të fitimit të trofeve në sezonin 2021-2022. Sot pritet që Latifi i shoqëruar nga babai i tij menaxher, të mbërrijë

në Shkodër dhe të sqarojë detajet me sponsorin Alban Xhaferi. Në parim, palët kanë arritur marrëveshj­en, por duhet pritur zyrtarizim­i.

REAGIMI - Drejtuesit e Vllaznisë janë shumë hermetikë për këtë transfertë të bujshme që pritet të zyrtarizoh­et në orët

në vijim. Duke pasur parasysh dështimet në disa “operacione” me lojtarë me shumë emër, në klub pranojnë të japin detaje vetëm atëherë kur gjithçka të ketë marrë formë zyrtare. Megjithatë, dje drejtori sportiv, Matko Djarmati, pranoi për “Panorama Sport” se

palët po negociojnë. “Jemi në bisedime me lojtarin, por nuk mund të them momentalis­ht asgjë më shumë. Kërkoj mirëkuptim­in tuaj, pasi na ka ndodhur edhe përpara që gjërat kanë ndryshuar në momentet e fundit. Shpresoj që ta zgjidhim pozitivish­t këtë transferim”, është shprehur drejtori i kuqebluve.

SITUATA - Latifit i ka përfunduar kontrata me FC Pushkash Akademi dhe vjen në Shkodër si lojtar i lirë. Klubi hungarez shpenzoi për blerjen e kartonit të kosovarit nga Skënderbeu katër vite më parë rreth 900 mijë euro. Në dy kampionate­t e fundit sulmuesi i krahut ka pasur pak hapësira te hungarezët, madje duke përfunduar te skuadra e dytë e Pushkash. Në vitin 2019 u huazua te kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol, por edhe me këtë të fundit u aktivizua vetëm 11 ndeshje.

 ??  ??
 ??  ?? Liridon Latifi me fanellën e klubit hungarez, Pushkash
Liridon Latifi me fanellën e klubit hungarez, Pushkash
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania