Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Hasani, Gligorov: Pse zgjodha “demat”

- VERONIK ISTREFAJ

Filip Gligorov është af rimi më i fundit i Par tizanit. Mbrojtësi u zyrtarizua ditën e martë si lojtar i klubit dhe "Panorama Sport" ka kontaktuar me 27-vjeçarin. Në intervistë­n e tij për gazetën, Gligorov tregoi arsyen pse zgjodhi Partizanin, si dhe tregoi objektivat e tij personalë dhe me klubin. Gjithashtu, kishte edhe një mesazh për tifozët e kuq, për të cilët u shpreh se mezi po pret që të ketë nga afër mbështetje­n e tyre.

Filip, urime për transferim­in te Partizani. Cilat janë përshtypje­t e para?

Faleminder­it! Po ndihem shumë mirë, përshtypje­t e para janë pozitive. Tani po pres të nis punën dhe të përshtatem me skuadrën. Pse zgjodhët Partizanin?

Partizanit e zgjodha sepse është klubi më i mirë në Shqipëri me një histori të gjatë dhe oferta nuk mund të refuzohej, prandaj e pranova.

A besoni se do të jeni një lojtar i rëndësishë­m për ekipin?

Nuk mund të them ende se do të jem një lojtar i rëndësishë­m në ekip, së pari duhet të luftoj për një vend në 11 më të mirët. Unë do të bëj çmos për ta justifikua­r besimin që më është dhënë dhe besoj te cilësitë e mia. Cilët janë objektivat tuaj personalë? prandaj besoj se do ta fitojmë titullin kampion.

Personalis­ht, them që të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar të dy trofetë këtë vit dhe të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur në Ligën e Konferencë­s. Keni ndonjë mesazh për tifozët e Partizanit?

Le të na mbështesin ashtu siç na kanë mbështetur deri më tani dhe në fund, le të festojmë të gjithë së bashku. "Euro 2020" po vazhdon, cilin ekip mbështesni?

Sigurisht, unë kam qenë tifoz me Maqedoninë, ndërsa tani, ekipi favorit në mendimin tim është Spanja.

A do të jeni gati për ndeshjet në Ligën e Konferencë­s kundër Sfintulit?

Shpresoj se do të jem gati për ndeshjen me Sfintulin, kam një javë kohë që të përshtatem me ekipin dhe të jem në formën më të mirë të mundshme.

A mendoni se Partizani do ta fitojë titullin këtë sezon?

Ne kemi një ekip të shkëlqyer, edhe mbështetja e tifozëve është e shkëlqyer,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania