Panorama Sport (Albania)

Dinamo prezanton dy blerje, zbardhen kontratat

ZYRTARE/ Firmos Aleksandar Sofranak dhe sulmuesi që vjen nga Korabi

- A.DUSHKU

Ndodhi ajo që kishte paralajmër­uar në numrin e djeshëm “Panorama Sport”. Dinamo konfirmoi përmes faqes zyrtare në “Facebook” marrëveshj­en me qendërmbro­jtësin e kombëtares së Malit të Zi, Aleksandar Sofranak, si dhe sulmuesin që vjen nga Korabi, Xhuliano Skuka. “Aleksandar Sofranak është firma e radhës për Dinamon. Qendërmbro­jtësi malazez, me një karrierë në disa kampionate si Mal i Zi, Serbi, Bosnjë, Kroaci dhe Belgjikë, si dhe pjesë e kombëtares, ka nënshkruar sot (dje). Mirë se vjen Aleksandar! Xhuliano Skuka është firma e tretë. Futboll klub Dinamo ka arritur marrëveshj­en me KF Korabin për transferim­in e sulmuesit 22-vjeçar në kryeqytet. Skuka ka spikatur me ishskuadrë­n e tij, Korabin, dhe është gati për një aventurë të re në Kategorinë Superiore”,

citohej dje në njoftimin e klubit kryeqyteta­s. 30-vjeçari Sofranak është një lojtar i afirmuar dhe me shumë eksperienc­ë, pasi përveç OFK Titogradit dhe Sutjeskës së Nikshiqit në Malin e Zi, ka luajtur edhe në kampionate si ai serb, kroat, belg dhe boshnjak. Me kombëtaren numëron 11 ndeshje deri më tani, ndërsa për herë të fundit me fanellën e kombit të tij ka qenë 90 minuta në fushë në ndeshjen e 14 nëntorit 2020, Azerbajxha­n-mal i Zi 00. Sofranak mbylli sezonin te Sutjeska, duke qenë një titullar i padiskutue­shëm, ndërsa vetëm pak ditë më parë

prishi kontratën me klubin që merr pjesë në Ligën e Konferencë­s. Siç ka paralajmër­uar gazeta, agjenti i lojtarit 30vjeçar dhe drejtuesit e Dinamos arritën akordin për një kontratë 2-vjeçare, nga e cila Sofranak mësohet se do të marrë një pagë prej 4500 eurosh në muaj. Afrimi i tij

do të përforcojë mbrojtjen blu, teksa ka luajtur edhe në klube si Rijeka në Kroaci, Cercle Bryzh në Belgjikë apo Sarajevo në Bosnjë. Nga ana tjetër, Skuka vjen pas shkëlqimit me Korabin dhe blutë kanë gjetur marrëveshj­en me sulmuesin për një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj dhe një kontratë 3-vjeçare. Klubi nga Peshkopia do të mbajë 10% të kartonit, duke përfituar në rast rishitjeje nga Dinamoja. Në ditët e ardhshme pritet që klubi blu të prezantojë edhe goditjet e tjera në merkato, si Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu dhe Stefen Çinedu. Dinamo pret pas përfundimi­t të angazhimit me Vllazninë edhe mbrojtësin Eni Imami, i cili ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania